Meta përuron Konviktin në Çorovodë: Arsimimi cilësor vendimtar për të ardhmen

Meta përuron Konviktin në Çorovodë: Arsimimi cilësor vendimtar për të ardhmen

Presidenti Ilir Meta vizitoi sot Çorovodën dhe përuroi rikonstruksionin e konviktit të Shkollës së Mesme “Ramiz Aranitasi”, me kapacitet prej 200 fëmijësh dhe kushte të mira bashkëkohore.

Në prani të përfaqësuesve të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) që ka financuar projektin, të Ambasadorit të Turqisë, Murat Ahmet Yoruk,  kryebashkiakut Nesim Spahiu dhe nxënësve të shkollës, Presidenti Meta e cilësoi këtë investim, jashtëzakonisht të rëndësishëm për Çorovodën dhe gjithë komunitetin e Skraparit.

 Pasi shprehu mirënjohjen ndaj kontibuteve financiare dhe bujare që TIKA ka dhënë për projektet zhvillimore në Shqipëri, Presidenti Meta vuri në dukje se ky investim u vjen në ndihmë konkrete fëmijëve të zonave më të largëta të Skraparit, që tashmë do gëzojnë kushte dinjitoze dhe më të mira gjatë studimeve të tyre.

"Kam kënaqësi më të madhe të marr pjesë në këtë investim të mrekullueshëm që është bërë sot në Bashkinë e Skraparit. Falënderimet e para i shkojnë qeverisë të Turqisë dhe TIKA-s.Është e rëndësishme t’i kushtojmë më shumë vëmendje edukimit e formimit të fëmijëve dhe të rinjve tanë. Ka qenë një sakrificë të jetoje edhe të studioje këtu. Tani është diçka krejt ndryshe. Me këtë investim, konvikti i Shkollës së Mesme "Ramiz Aranitasi" ka kushte dinjitoze po aq sa edhe në shkollat dhe konviktet më të mira në Europë. Ne tani duhet të bëjmë kujdes për mirëmbajtjen, sepse kjo vepër është e jona, është e juaja, dhe ka shumë rëndësi për shkollimin e fëmijëve, edukimin dhe të ardhmen e tyre. Falënderoj shumë TIKA-n për vëmendjen që u kushtojnë investimeve në shumë fusha në vendin tonë, por sidomos në fushën e arsimit, mbi kushtet e fëmijëve për të studiuar e për të jetuar sa më mirë! Dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse ndihmon jo vetëm fëmijët e Çorovodës, por edhe të të gjitha zonave të largëta të Skraparit, ku kushtet e arsimimit janë më të vështira. Edhe një herë urime!", - u shpreh Presidenti Meta.

Nga ana e tij kryebashkiaku Nesim Spahiu, pasi falënderoi Presidentin Meta për vëmendjen e veçantë kushtuar Skraparit shprehu mirënjohjen për këtë investim të qeverise turke dhe TIKA-s.

Ndërsa ambasadori i Turqisë, Murat Ahmet Yoruk duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë, uroi që nga konvikti i rikonstruktuar i Shkollës së Mesme "Ramiz Aranitasi" të dalin breza të rinjsh të arsimuar sa më mirë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja