Meta pi raki dhe bën fushatë për LSI në 'skutat' e Vlorës me njerëz të dyshimtë e pa maska, do veprojnë SPAK dhe KQZ?!

Meta pi raki dhe bën fushatë për LSI në 'skutat' e Vlorës me njerëz të dyshimtë e pa maska, do veprojnë SPAK dhe KQZ?!

Foto nga Presidentit Meta ditën e djeshme në Vranisht të Vlorës

Gazeta “TemA” një ditë më parë publikoi një video në të cilën shihet me zë dhe figurë as më pak dhe as më shumë por Presidenti i Republikës Ilir Meta duke bërë fushatë në praninë e 30 personave.

Diskutohej me të mdhe për “referendumin e 25 prillit” siç i pëlqen ta quajë Ilir Meta ditën e zgjedhjeve, por dhe një referendum tjetër më pas, për zgjedhjen e një presidenti mbarëshqiptar nga populli.

Duke “zbuluar” në këtë mënyrë dhe autorin e vërtetë të idesë së Kushtetutës së re, që deklaroi Lulzim Basha dy ditë më parë, sipas të cilit do ta bënte me ardhjen në pushtet. Dhe që shefi i departamentit juridik të PD, Çlirim Gjata saktësoi dhe pikat që do ndryshohen mes të tjerave, për të zgjedhur presidentin direkt nga populli.

Teksa Meta vërtitej nën avujt e rakisë së fortë të Vranishtit të Vlorës, duke e shoqëruar me mish keci të pjekur, dëgjonte një nga të pranishmit në krah të tij që zotohej se tërë shpenzimet e referendumit do mbuloheshin me paratë e tij. Zotim i madhe, çka tregon se ky njeri ka lekë.

Meta e mbështeti atë, duke deklaruar se nuk duhet të ketë askush frikë nga kjo qeveri, ndërsa vijoi më pas të konsumonte raki e mish në tavolinën kryesore të mbushur plot me të pranishëm. Mes të cilëve kishte dhe njerëz që vinin nga bota e krimit.

“Kjo video eshte bere ne nje lokal ne Vranisht para pak diteve. Presidenti shkoi atje per te ngrene nja dy kecer i rrethuar nga ca kecer qe duan ta bejne president te Shqiperise se Madhe.

Meta ka dalë para disa ditësh të bëjë fushatë për LSI-në në Vranishtë të Vlorës, duke shkelur çdo masë kundër Covid, dhe duke ia shtruar me mish e raki.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, në krah ka pasur personazhe të dyshimtë.

Njeri prej tyre eshte ne krahun e djathte te Metes dhe quhet Bardhosh Micaj. Ky, ne zgjedhjet e parafundit lokale ishte mbeshtetesi Nr 1 i Fred Bejlerit.

Eshte i filmuar bashke me te ne nje aktivitet te “Agimit te Arte” ne Athine, parti jashtë ligjit në Greqi kjo tashmë, dhe ne prag te zgjedhjeve kontigjentit te PD ne Vranisht ju shperndau nga 50 euro pasi po te fitonte Bejleri, djali i Bardhoshit do behej zv.kryetar i Bashkise se Himares.

Sa turp per nje president qe ne njeren ane atakon Ramen per shitje te detit dhe vet ulet me perfaqesues te Agimit te Arte ne Vranisht, qe nuk jane vetem llumi i Vranishtit, por i gjithe Lumit te Vlores”, shkruan personi që dërgoi videon në gazetën “TemA”!

Vetëvetiu të lind pyetja, nëse i gjurmon drejtësia, më saktë SPAK, këto takime në skuta të Presidentit të Republikës me njerëz të dyshimtë, a shoqërohet nga Garda apo lëviz me makina private dhe kush e financon lëvizjen e Metës në këto zgëqe për të bërë fushatë për LSI?!

Për më tepër, pse KQZ s’ka ende një vendim për gjobitjen e Ilir Metës që ka dalë në fushatë për LSI, duke takuar në ambiente të mbyllura njerëz pa maska, duke filluar nga vetë ai i pari.

Jo se do të ndikonte dopak në pakësimin e pasurisë së Metës me këtë gjobë 50 milionë lekëshe, por do të vepronte me të njejtin standard si me politikanët e tjerë. Fakti është me zë dhe figurë, vetëm pak vullnet mungon. Ndoshta dhe mund të jenë duke përgatitur letrat! / Gazeta"Tema"

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 20/02/2021 21:11

    PO E KUPTON se po i vjen fundi....pi sa te duash raki o meta,,populli ta ka rezervuar koshin e plehrave....

    Përgjigju
  • Iris: 19/02/2021 01:57

    /FRANCI/ ,e shoh sa me halle e te varfer qenkan shqipot e shkrete,me mish keci e raki,ne restorant,po ua numeroj brinjet, si femijeve afrikane!!

    Përgjigju
  • Cimi: 18/02/2021 22:52

    Me mire te pish raki si meta apo miell te bardhe nga hundet si rama ?

    Përgjigju
  • Franci: 18/02/2021 22:46

    Po shyqyr o zot qe ka nje njeri qe flet gju me gju dhe me popullin e thjeshte per hallet e tyre se keta te tjeret nuk duan tja dine fare se ne cfare varferie jeton populli shqiptar Flm president i shqiptareve

    Përgjigju
  • avni braka: 18/02/2021 22:34

    Edhe ne fshatrat e lumit te Vlores nuk e duan me edvin ramen dhe rilindjen

    Përgjigju
  • Bert Gjoni: 18/02/2021 22:22

    Spiunin e vrau Milua

    Përgjigju
  • Tani: 18/02/2021 21:06

    Vetem nje gje i paska shpetuar ketij spiunit rilindas dreka ishte me mish qengji jo keci

    Përgjigju
  • emigranti: 18/02/2021 16:46

    Mos o zot! Si ka mundesi te nderhyje SPAKU apo KQZ-ja e te kerkoje te denohet sheiku Metaj ,"babai i LSI-se,me falni i "kombit" LSI-st? Ai eshte "i varfer",mezi i e mban vrroma tregetare e kokaines me buke,pastaj ai ka kartabianke,mund te beje cfare te doje.Pse nuk u kap me bllok ne dore ku kerkonte jo pak per 700.000 eyro nga nje firme,nuk i kerkonte Ismailajt urgjent 200.000 euro?nuk e ka vene kushtetuten nen bythe dhe kerkon ta ndryshoje qe te shpallet mbret si Ahmet Zogolli e te permbyse reformen ne drejtesi? Apo nuk vuri ushtaren e tij xhaferllari ne GJK nga dritarja dhe la ne shtepi Arta Vorpsin,e zgjedhur ligjerisht nga parlamenti e nga KED-i? Dhe megjithe keto doli i palagur!!!Me gjithe mend e keni qe te gjobitet ky birbo Urjah Hipi? Ai eshte njesh,eshte pasardhesi i Eskobarit vete,eshte Espinoxza i La piovres ne shqiperi,apo si keni pare fermanet qe u dergon here pas here organeve te pavarura,qe ti detyroje te vendosin sic do ai?E hoqi ,duke ngulur kembe si Skenderbeu Dvoranin,kurse per Tushen se shqepi fare,pavaresisht se ishte ne te njejten pozite me Dvoranin! Ai eshte njesh,i paperseritshem,nuk i thone kot Like floriri,sheiku nga skrapari,Eskobari i ketij populli! Kush guxon te gjobise Liken e tmerrshem! Jemi me fat dhe kemi lindur me kemishe qe e kemi! Duhet ta dekorojne,sepse s'mund te dekoroje veten,megjithese vetem po e propozoi Mona te dekorohet,vetem atehere quhet,ashtu sic ka dekoruar e dekoron ai apo sic jep shtetesi per cdo lloj zorzopi qe i duket me interes atij dhe kastes se tij!Eshte specie e rralle!Ti pime lengun Edi Rames qe behet gati te votoje per ti prere vrapin dhe qe e shtyn per ne kalendat greke me moton "provoje dhe nje here qe ta shohesh si do te ta ha m..." dhe aresyen e di vetem ai,pse nuk ja mban me kete zorzop kriminal!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja