Meta: Po tensionohet artificialisht
situata parazgjedhore në vend

Meta: Po tensionohet artificialisht<br />situata parazgjedhore në vend
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të LSi për Tiranën, se ka përpjekje për tensionimin e situatës politike para zgjedhjeve të 18 qershorit.
 
Kreu i Kuvendit kërkoi që zgjedhjet të mos shmangin vëmendjen nga reformat, sidomos nga zbatimi i reformës në drejtësi, e cila sipas tij ka rëndësi ehde për klimën politike në vend.
 
"Të mos humbim vëmendjen nga disa reforma të rëndësishme që ka vendi. Të vazhdojë në mënyrë transparent të reformës në drejtësi, pasi është dhe një kërkesë për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Është e rëndësishme edhe për klimën politike para zgjedhore për të qenë sa më konstruktive, pasi nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht situatën parazgjedhore", u shpreh Meta.
 
Meta theksoi se me rëndësi mbetet edhe ecuria e zbatimit të reformës në drejtësi.
 
"Duhet të nënvizojë rëndësinë sa më të shpejtë të reformës zgjedhore e cila duhet të kishte përfunduar me kohë, duke reflektuar kërkesat e OSBE/ODIHR. Vazhdimi i pandalshëm i dekriminalizimit, jo vetëm detyrim, por edhe standard për zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Në të gjitha këto aspekte, dua të shpreh angazhimin e LSI për të gjeneruar një klimë sa më konstruktive, sa më racionale që ndihmon ecurinë e suksesshme të këtyre reformave, për të ardhmen e vendit, stabilitetin dhe integrimin europian
".
 
Sa i takon zgjedhjeve të 18 qershorit, Meta tha se me rëndësi është arritja e standardeve dhe jo rezultati i partive.
 
"Të garantojmë standardin më të lartë të zgjedhjeve të 18 qershorit, pasi rezultati i këtij standardi është më i rëndësishëm se rezultati i çdo force politike", tha Meta. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?