Meta: Politika duhet të shohë hallet e
qytetarëve, Naço: 2-fishohemi në 2017

Meta: Politika duhet të shohë hallet e<br />qytetarëve, Naço: 2-fishohemi në 2017
Në kuadër të fushatës për zgjedhjet në LSI, Meta mori pjesë në një takim edhe në qytetin e Beratit, ku theksoi se Shqipëria ka nevojë për frymë pozitive dhe jo konfliktuale.
 
“Kemi nevojë të ndërtojmë një Shqipëri më pozitive. Dhe kjo Shqipëri pozitive kërkon një sinergji më të madhe të energjive pozitive, të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe LSI ka treguar në mënyrë të qartë që është një faktor mjaft pozitiv, që ka një mesazh mjaft pozitiv, mjaft konstruktiv në emër të një të ardhme evropiane për vendin.
 
LSI është forcë që gjithmonë synon të çojë përpara reformat në interes të qytetarëve dhe që nuk i shikon asnjëherë qytetarët si statistika.
 
Është e rëndësishme të konsolidojmë më tej profilin e LSI-së si një forcë bashkëpunuese në jetën politike dhe shoqërore të vendit.
 
Sepse Shqipëria ka nevojë për një frymë gjithëpërfshirëse, të bërjes së politikës jo thjesht midis aktorëve apo faktorëve politik, por mbi të gjitha për të përfshirë në vendimmarrje, në politikëbërje qytetarët, komunitetet. Për të marrë në konsideratë hallet dhe shqetësimet e tyre dhe për t’u distancuar nga një frymë egoizmi, individualizmi”, - tha Meta.
 
“Unë besoj se ne kemi hedhur një bazë të fuqishme për rritjen tonë në të ardhmen dhe rritja jonë nuk është sfidë thjesht për të arritur synimet e LSI si një forcë politike dhe në interes të përkrahësve tanë, por është një kërkesë për të forcuar akoma më tej dhe konsoliduar parametrat e stabilitetit politik në vend dhe konsolidimin e sistemit tonë si një sistem demokrat”, - theksoi Kryetari i LSI-së.
 
Gjithashtu, Meta u shpreh se ky proces i nisur do ta ndihmojë LSI-në për një transformim më cilësor të kësaj force politike, e cila që nga themelimi i saj e deri më sot i ka shërbyer stabilitetit të vendit dhe i ka shërbyer integrimit evropian të vendit.
 
“Unë besoj se i gjithë ky proces që ne kemi nisur brenda LSI-së duhet të ndihmojë për një transformim më cilësor të kësaj force politike.
 
Të çojnë më tej angazhimet e kësaj force politike, e cila që nga themelimi i saj e deri më sot i ka shërbyer stabilitetit të vendit dhe i ka shërbyer integrimit evropian të vendit. Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për këtë performancë të re dhe në rritje të LSI. Kjo forcë politike sjell dhe mesazhe pozitive integruese”, - deklaroi Kryetari i LSI-së, Meta.
 
Gjatë takimit, koordinatori i LSI-së për zgjedhjet në Berat, Nasip Naço, shprehu besimin se kjo forcë politike do të arrijë që të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 2017-s.
“Kemi hyrë në një fazë shumë të rëndësishme që është zgjedhja e Kryetarit të partisë me një anëtar një votë. Në nëntor ne do të zgjedhim dhe delegatët që do të marrin pjesë në Konventë, nuk do të zgjidhen nga ne, por do të zgjidhen nga radhët tuaja.
 
Ne nuk jemi të kënaqur nga rezultati që kemi. Sigurisht që jemi ambicioz. Duhet të organizohemi që për zgjedhjet e 2017-S të jemi forcë e parë politike në qarkun Berat. Rezultati është i mundshëm sepse kemi lidershipin me në krye z. Meta që të dyfishohemi.
 
Dhe këtë radhë ne do të dyfishohemi në zgjedhjet e 2017-s sepse kemi të gjitha mundësitë. Ne dimë ta marrim pushtetin dhe dimë edhe ta menaxhojmë”, - deklaroi Naço.



dy.b/shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten