TIRANË- Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me akuza për qeverinë. Ai e ka cilësuar qeverinë si çetë banditësh e oligarkësh, sipas së cilit vendi nuk mund të udhëhiqet nga ta.
“Populli nuk mund të tërhiqet më zvarrë nga një çetë banditësh, oligarkësh dhe policësh të korruptuar!”
Deklarata e kreut të shtetit vjen një ditë pasi reagoi për gjobën e vendosur ndaj Shoqatës “Durrësi autokton”, ku në aktivitetin e organizuar prej saj kishte qenë i pranishëm edhe vetë Meta.
Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka konsideruar tërësisht politike dhe veprim skandaloz e të papranueshëm, gjobitjen me 5 milionë lekë të inxhinierin në pension Abdulla Deliallisi për shkelje të masave anti-COVID.