Meta poston fotografinë nga takimi me Ramiz Alinë: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar

Meta poston fotografinë nga takimi me Ramiz Alinë: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar

Foto nga takimi me Ramiz Alinë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një postim në rrjete sociale ku shfaqet pranë Azem Hajdarit dhe disa të rinjve të tjerë në një takim me Ramiz Alinë.

Meta shkruan se detyra patriotike është mbrojtja e demokracisë dhe thekson se zgjidhja nuk është largimi nga Shqipëria.

“Mbrojtja e demokracisë është sot një detyrë patriotike. Zgjidhja nuk është largimi nga vendi, as nënshtrimi, por përballja me të keqen, që ka kapur për fyti Shqipërinë!

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë na gjen sot në betejë dhe në krye të misionit të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar dhe të korruptuar!

Kjo është beteja jonë, e njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë tonë të mrekullueshme! Koha nuk pret! Demokracia, Liria dhe Dinjiteti Njerëzor janë të panegociueshme!”, shprehet Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 15/09/2022 16:35

    Zgjidhja nuk eshte ikja nga Shqiperia...per ju delet e tjera. Per femijet e mi, ajo eshte zgjidhja, ndaj ju kam blere shtepi ne Londer e Beograd, me parate tuaja kuptohet, qe te marrin pak haber nga jeta dhe te sjellin demokracine ne Shqiperi me vone. Me respekt Like Floriri

    Përgjigju
  • hani: 15/09/2022 13:33

    Si nuk ka as turp as cipe. Ai eshte aty si spiun!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?