Meta 'pranon' se zgjedhjet ishin të rregullta, si betohej në fushatë se nuk do e dekretonte Ramën kryeministër: Unë dal në bulevard dhe ia lë zyrën atij
Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, me dekretimin sot të Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë, pranoi se zgjedhjet e 25 prillit janë legjitime dhe nuk janë vjedhur, përkundër asaj se çka thotë opozita që i cilëson si “masakër zgjedhore”. E gjithë kjo nuk është artikuluar me fjalë nga vetë kreu i shtetit, por me anë të veprave. Kjo sepse, gjatë fushatës elektorale, atëherë kur marrëdhëniet me qeverinë ishte shumë të acaruar, Meta shprehej se nëse zgjedhjet do vidheshin, atëherë ai nuk do dekretonte Ramës si kryeministër, por në vend të kësaj do jepte dorëheqjen.
Sot Rama mori zyrtarisht portin e kreut të qeverisë, Meta vijon të jetë në zyrën e tij në presidencë, kështu nisur nga kjo, edhe zgjedhjet nuk janë vjedhur.
“Deri tani zgjedhjet janë cënuar rëndë vetëm nga Edi Rama. Unë apeloj nga ky moment që të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që të lejojmë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap, por do i jap dorëheqjen time. Unë e respektoj vendimin e popullit. Unë dal në bulevard dhe ia lë zyrën atij,”- deklaronte Meta.
Kreu i shtetit ka hedhur një hap pas nga qëndrimet e tij të forta, “se do u priste dorën kush shiste votën”, se “SHBA-ja donte ta vriste”, apo akuzat e forta për kryeministrin Edi Rama. Sinjalet e para për një marrëdhënie të qetë me qeverinë e re, nëse nuk do të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese, i dha dje. Ai uroi kryeparlamentaren e re, Lindita Nikolla, teksa kritikoi opozitën për bojkotin duke grisur fletët e votimit.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4132
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Korporata Investimeve Shqiptare: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
Ilir Meta duhet te denohet x pazaret e vjedhjet qe jane bere ne kurriz te shqiptareve,bashke me Salen e Moniken, Atehere mund te ftohet Shqiperia x bisedime te bashkimit europian
Përgjigju