Betohen 140 deputetët, Lindita Nikolla zgjidhet kryetare Kuvendi me 79 vota pro e 4 kundër! Përçahet aleanca opozitare në 'vendimin e parë', PD gris fletët e votimit, LSI voton kundër! Rama mbledh fletët e grisura

TIRANË-Nga sot, me betimin ne Kuvend, 140 ligjvënësit e rinj të vendit kanë nisur punën në institucionin më të rëndësishëm të demokracisë së Shqipërisë. Në seancën e dytë parlamentare të legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë, u zgjodh edhe kryetarja e re e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila do të mbajë atë post për 4 vitet e ardhshme.

Më një pjesëmarrje prej 137 deputetësh në votim, Nikolla u zgjodh me 79 vota pro dhe 4 kundër, ndërsa procesi i votimit u shoqëruar me incidente nga deputetët e Partisë Demokratike. Rikthimi i opozitës në sallën e Kuvendit pas 2 vite e gjysmë nuk ka ulur ‘gjakrat’ e PD dhe as nuk e ka bërë më bashkëpunues. Ndërkohë që votohej për zgjedhjen e Lindita Nikollës, deputetët e PD-së kanë grisur fletët e votimit, vendimi i parë që opozita merr në atë sallë pas rikthimit dhe zyrtarizmit të mandateve.

Kjo tregoi se sesioni i ri parlamente nuk do të jetë aspak i qetë, jo të paktën ashtu siç shpreson kryeministri Edi Rama, i cili ka shtrirë dorën e bashkëpunimit. Përplasja e tyre e parë ishte që me zgjedhjen e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit. Votimi nxori në pah edhe një fat tjetër, rrugët e PD-së me LSI dhe aleatët e saj janë ndarë, pasi ndryshe nga demokratët, 4 deputetët e LSI votuan, por ashtu edhe Vangjel Dule. Ndërsa Agron Duka dhe Dashamir Shehi nuk morën pjesë në votim. Edhe Sali Berisha bojkotoi procesin, i cili la sallën e Kuvendit menjëherë pasi u betua për mandatin e tij. Ndryshe në seancën e paradites Berisha nuk kishte më pritje me simpatizantë dhe lule në hyrjen e parlamentit.

Edhe pse u duk se opozita doli me një qëndrim të unifikuar për votimin e Kryetares së Kuvendit, në fakt rezultatet treguan se pati rrjedhje të votave. Pro Nikollës ishin 79 vota, ku sipas një hamendësimi 74 janë nga PS, 3 nga PSD, ndërsa 2 nuk dihet ende. Ndërkohë që kundër ishin vetëm 4 vota. LSI dhe Vangjel Dule nxituan të deklaronin në media se kanë votuar kundër, por votat e tyre se bashku bëjnë 5.  Kjo tregon se në fakt mes aleancës opozita ‘ka tradhtarë’ që kanë votuar pro Nikollës.

Seanca e sotme u mbajt nga deputetja më e madhe në moshë Luljeta Bozo, e cila i bëri thirrje deputetëve që të punojnë pa dallime partiake. Në zyrtarizimin e mandateve të 140 deputetëve u zëvendësuan 4 prej tyre që u larguan më herët. Mandati i  Najada Çomos i kaloi Mimi Kodhelit, ai i Lefter Kokës i kaloi Denis Deliut, mandati i Gramoz Ruçit i kaloi Mirela Pitushit dhe mandati i Mark Markut i kaloi Elda Hotit.

Vëmendja në seancën e sotme u përqendrua jo pak te ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili, për herë të parë në 30 vite, u ul në sallë si i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, pas vendimit të djeshëm të Lulzim Bashës. Ai u prit nga Flamur Noka, Tritan Shehu, Edi Paloka, Edmond Spaho deputetët që i dolën kundër Bashës për largimin e Berishës, ndërsa u ul në reshtin e parafundit të ulëseve në Kuvend, afër Monika Kryemadhit.

Në këtë legjislaturë të re, 74 mandate do t’i ketë Partia Socialiste, 50 mandate Partia Demokratike, 3 mandate Partia Republikane, 2 deputetë PDIU, 4 mandate LSI, 3 mandate PSD dhe nga 1 mandat PAA, PLL, LZHK dhe PBDNJ.

 

 

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:45
Rama mblodhi fletët e grisura nga PD, Pampuri: Hajduti serial i votave nuk heq dot duart nga fletët

Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka reaguar lidhur me veprimin e kryeministrit Edi Rama në Parlament, ku zgjodhi të mbledhë fletët e votimit të grisura nga opozita gjatë votimit të kryetares së Kuvendit.

Pampuri thotë se Rama nuk i heq dot duart nga fletët e votimit, duke hedhur sërish akuza për zgjedhjet e 25 prillit.

“Hajduti serial i votave qe si heq dot duart nga fletet e votimit, ky qe mbushi Shqiperine me plehra ne mes te veres me skeme mafioze luan filma ne kuvendin e zaptuar me kriminele”, shkruan Pampuri

Ora 18:55
79 vota pro ndaj Lindita Nikollës, kush janë dy 'tradhëtarët' mes opozitës?

Lindita Nikolla u votua 79 vota pro dhe 4 kundër. Menjëherë LSI doli dhe tha se të 4 vota e deputetëve të saj që votuan ishin kundër. Edhe Vangjel Dule, aleati i Bashës, votoi për kryetare Kuvendi, ndërkohë që tha për mediat se edhe ai votoi kundër. Por këto bëjnë 5 vota kundër, ndërkohë që nga ana tjetër Komisioni i Votimit nxori në rezultatin final vetëm 4 vota kundër. Ku shkoi një votë, apo kush po gënjen në këtë rast?

Nga ana tjetër PD nuk votoi duke i grisur fletët e votimit, ndërkohë që 137 deputetët ishin të pranishëm në sallë. Megjithatë Kuvendi zgjodhi kryetaren e re me 79 vota pro. Numri i votave pro Nikollës është 5 më shumë se mandatet e PS  (PS ka fituar 74 mandate në 25 prill), që do të thotë se Bashës i kanë rrjedhur votat. 3 vota pro mund të jenë nga Partia Social Demokrate, dhe dy votat e tjera pro, që dalin nga lista e Partisë Demokratike, ishte ajo e Vangjel Dules dhe e Nusret Avdullait, i renditur i pesti në listën e Fierit nga Partia Demokratike, por që ka qenë pjesë e PDIU-së në këtë qytet.

Ora 18:48
Lindita Nikolla merr detyrën si kryetare: Bashkë duhet të bëjmë Kuvendin pasuri publike, jo një hapësirë përçarëse

Në fjalimin e parë si kryetare e Kuvendit, Lindita Nikolla, u shpreh se do të jetë e angazhuar që Kuvendin e Shqipërisë ta kthejnë të gjithë së bashku në një pasuri publike, e jo një problem për publikun. Teksa mori detyrën si kryetare tha se duhet të jemi të ndershëm më njëri-tjetrin, nëse duam që të jemi të ndershëm më Shqipërinë.

'Faleminderit. Të dashur qytetarë shqiptar. E nderuar drejtuese e seancës. Të nderuar kolege e kolegë deputetë. Të jem sot para jush, para popullit shqiptar, për të qenë e para në Kuvendin e Shqipërisë, është një nder që nuk thuhet dot me fjalë. Përkushtimi ndaj Republikës, Kushtetutës dhe ligjit kanë qenë përherë detyrë për mua. Sot bëhen përgjegjësi ende më e lartë. Sot marr një angazhim të fortë, por të sigurt, për të drejtuar punën tonë të përbashkët me debat, por jo ngritje, bashkëpunim, e jo përçarje. Dua të falënderoj zotin Ruçi për modelin që krijoi në karrierën politike.

Ky Kuvend është rezultat i zgjedhjes së lirë të zgjedhjes së 25 prillit. Shifrat dhe faktet zgjedhore, e madje as përkatësia ime politike nuk do të jenë ylli i karvanit në detyrën që marr përsipër. Për mua pakicën dhe shumicën do i dallojnë numrat. Bashkë Kuvendin duhet ta bëjmë një pasuri publike, e jo një problem për publikun. Të mos kërkojmë përgjigje të majta apo të djathta, por të drejta. Në këtë sallë armiku s’jemi ne. Ne jemi individë me pikëpamje të ndryshme dhe të kundërta.

Opozita është një mundësi për të kontrolluar shërbyesit publik, dua të theksoj se opozita do të ketë hapësira të plota për të kontribuar në qeverisje. Nëse do të ndjeheni të penguar në ushtrimin e këtyre përgjegjësive demokratike, unë do të jem në krahun tuaj. Duhet të jemi të ndershëm më njëri-tjetrin nëse duam që të jemi të ndershëm më Shqipërinë. Kuvendi do të vazhdojë që të kontribuojë për të përmbushur kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.

Kuvendi në vijim të kuadrit ligjor do të vijojë me përpjekjen që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë edhe shqiptarët e diasporës. Shqipëria do të vijojë të jetë shembulli i një vendi solidar e mikpritës për njerëzit që rrezikohen nga lufta. Unë kam besim se në realizimin e këtyre qëllimeve Kuvendi i Shqipërisë nuk do të jetë vetëm. E djeshmja iku, e nesërmja akoma s'ka ardhur, kemi vetëm të sotmen e lë t'ja fillojmë. Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët.'- tha Nikolla.

Ora 18:35
Lindita Nikolla mban fjalimin e parë si kryetare Kuvendi, opozita godet tavolinat me duar dhe largohet nga Kuvendi

Opozita nuk ka qëndruar që të dëgjojë fjalën e parë të Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi. Të gjithë së bashku, teksa Nikolla ka marrë fjalën, kanë goditur me duar tavolinat në Kuvend duke shkaktuar shumë zhurmë dhe më pas e gjithë opozita ka braktisur Kuvendin.

Ora 18:24
Lindita Nikolla Zgjidhet kryetare e Kuvendit me 79 vota pro dhe 4 kundër

Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit të republikës së Shqipërisë. Ajo ka marrë 79 vota pro, nga 71 që i duhen për t'u zgjedhur dhe 4 kundër. 

Ora 18:16
Mbyllet procesi i votimit, nis procesi i numërimit të fletëve për kryetarin e ri të Kuvendit

Lindita Nikolla pritet të jetë kryetarja  ere e Kuvendit, por votimi për emrin e saj është shënuar me incidente, ku opozita grisi fletët e votimit. Komisioni mbylli procesin e votimit dhe nisi procesi i numërimit të votave.

Ora 18:16
Vazhdon bojkoti i planit të opozitës/ Pas Kryemadhit edhe 2 deputetë të tjerë të LSI votojnë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit

Për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit kanë votuar edhe 2 deputetë të tjerë të LSI. Pas Kryemadhit edhe Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili kanë votuar, ndryshe nga opozita e cila vendosi që të grisë fletët e votimit dhe t'i hedhë në tokë.

Ora 18:00
Zgjedhja e kryetares së Kuvendit/ Basha dhe deputetët e PD grisin fletët e votimit dhe i hedhin në tokë, Rama i mbledh e i fut në qese (VIDEO)

 

Vendimi i parë i PD në Kuvendin e ri është bojkoti i zgjedhjes së kryetares së Kuvendit. Të gjithë deputetët e PD me rradhë kanë grisur fletët e votimit dhe i kanë hedhur në tokë. Kryeministri Edi Rama i ka mbledhur të gjitha, i ka futur në një qese për t'i ka larguar nga vendi ku votohet. Ministrja Edona Bilali e ka ndihmuar me qese. Ndërkohë që socialistët e duartrokasin për gjestin që ka ndërmarrë.

Ora 17:59
Procesi i votimit për kryetarin e ri të Kuvendit, Lindita Nikolla voton, Paloka i gris fletën në sy

 

Një situatë e sikletshme është krijuar në ambientet e Kuvendit ku në kohën që Lindita Nikolla po hidhte fletën e votimit në kuti për kryetaren e Kuvendit, Edi Paloka i ka grisur fletën në sy gjatë shkëmbimit të tyre.

Ora 17:55
Përçahet aleanca PD -LSI, Kryemadhi voton për kryetarin e Kuvendit! I bashkohet dhe Dule

 

Duket se përçarja mes PD dhe LSI nuk janë më vetëm flakë por fakt, pasi në procesin e votimit të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, vendimet kanë qenë të kundërta dhe jo të unifikuara.  Në një kohë që PD dhe Basha grisën fletën e votimit, Monika Kryemadhi ka votuar. Edhe aleati i Bashës, Vangjel Dule ka votuar në procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Ndërkohë kreu i PBDNJ, Vangjel Dule edhe pse e mori mandatin në listat e PD ka preferuar të votojë normalisht, ndonëse nuk dihet nëse vota e tij ishte kundër apo pro Nikollës. Nga ana tjetër Mesila Doda e PDIU ka vepruar si deputetët demokratë dhe e ka grisur fletën e votimit. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi nuk ishte në seancë gjatë votimit.

Ora 17:33
FOTOT/ Zgjedhja e kryetares së Kuvendit, deputetët e PD-së grisin fletën e votimit

Deputetët e Partisë Demokratike kanë grisur fletën e votimit për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Ishte Alibeaj i pari, i cili demonstroi në formë kundërshtimi zgjedhjen për kryetare të Lindita Nikollës, e më pas u ndjek nga të tjerë.

Ora 17:27
Pas betimit, Sali Berisha braktis sallën e parlamentit, nuk pret votimin për kryetaren e Kuvendit

Sali Berisha pasi është betuar për marrjen e mandatit si pjesë e parlamentit të ri të Shqipërisë. Pas betimit Berisha është larguar nga salla , ndërsa jashtë Kuvendit ndryshe nga hera e parë nuk kishte simpatizantë dhe lule që të hidheshin për të. Berisha nuk ka ndenjur në seancë për të marrë pjesë në votimin e emrit të Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit.

Ora 17:13
Komisioni i Verifikimit të Mandateve jep ‘Ok’, betohen 140 deputetët e rinj të Kuvendi

Komisioni i Verifikimit të Mandateve ka verifikuar mandatet për të 140 deputete dhe zëvendësimin e 4 mandateve të lëna nga Gramoz Ruçi, Najada Çomo, Lefter Koka dhe Mark Marku. Si përfaqësuese e Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Klotilda Bushka lexoi emrat e 140 deputetëve të rinj që do të përbejnë parlamentin e ri të Shqipërisë.

Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. Gramoz Ruçit i ka kaluar Mirela Pitushit, Najada Çomo është zëvendësuar nga Mimi Kodheli, Lefter Koka nga Denis Deliu dhe Mark Marku nga Elda Hoti.

Pas dhënies ‘Ok’ nga Komisioni i Verifikimit të Mandateve, Luljeta Bozo e cila drejton seancën si deputetja më e madhe në moshë ka lexuar një për një emrat e 140 deputetëve.

  • Ja lista e deputetëve: 
  • Qarku Berat
  • PS 5 mandate
  • Hatixhe Konomi
  • Bardhyl Kollçaku
  • Fadil Nasufi
  • Nasip Naço       
  • Blendi Klosi
  • PD 2 mandate
  • Tomor Alizoti
  • Kasëm Mahmutaj
  • Qarku Dibër
  • PD 3 mandate
  • Xhelal Mziu       
  • Kreshnik çollaku
  • Dhurata Tyli(çupi)
  • PS 2 mandate
  • Lavdrim Krrashi
  • Aurora Mara
  • Qarku Durrës
  • PS 8 mandate
  • Milva Ekonomi
  • Alban Xhelili     
  • Jurgis Çyrbja
  • Klodiana Spahiu
  • Ilir Ndraxhi        
  • Rrahman Rraja
  • Lefter Koka       
  • Edi Rama
  • PD 6 mandate
  • Edi Paloka         
  • Agron Duka       
  • Merita Bakiu
  • Oerd Bylykbashi              
  • Ferdinant Xhaferaj        
  • Andia Ulliri
  • Qarku Elbasan
  • PS 8 mandate
  • Evis Kushi          
  • Klevis Xhoxhi    
  • Besion Ajazi
  • Dasantila Tahiraj             
  • Saimir Hasalla  
  • Florenc Spaho
  • Luan Duzha       
  • Taulant Balla
  • PD 6 mandate
  • Gazment Bardhi              
  • Flutura Açka     
  • Lefter Gështenja
  • Dashnor Sula
  • Zheni Gjergji
  • Luçiano Boçi
  • Qarku Fier
  • PS 9 mandate
  • Erion Braçe
  • Petro Koçi
  • Lindita Buxheli
  • Baftjar Zeqaj    
  • Antoneta Dhima             
  • Bujar Çela          
  • Ismet Beqiraj   
  • Tatiana Piro
  • Gramoz Ruçi (Mirela Pitushi)
  • LSI 1 mandat
  • Monika Kryemadhi
  • PD 6 mandate
  • Enkelejd Alibeaj
  • Eralda Bano(Tase)
  • Saimir Korreshi
  • Luan Baçi        
  • Nustret Avdulla
  • Ilda Dhori
  • Qarku Gjirokastër
  • PS 3 mandate
  • Mirela Kumbaro
  • Laert Duraj        
  • Bledar Çuçi
  • PD 1 mandat
  • Tritan Shehu
  • Qarku Kukës
  • PS 1 mandat
  • Gerta Duraku   
  • PD 2 mandate
  • Flamur Hoxha
  • Isuf Çelaj
  • Qarku Lezhë
  • PS 3 mandate
  • Lindita Nikolla
  • Eduard Ndreca
  • Shpresa Marnoj
  • PD 4 mandate
  • Mark Marku
  • Agron Gjekmarkaj         
  • Lindita Metaliaj
  • Kastriot Piroli
  • Qarku Shkodër
  • PD 5 mandate
  • Helidon Bushati
  • Emilja Koliqi
  • Ramadan Likaj
  • Greta Bardeli    
  • Zef Hila
  • PS 3 mandate
  • Edona Bilali       
  • Paulin Sterkaj  
  • Benet Beci
  • PSD 2 mandate
  • Gledis Çeliku
  • Meri Markiçi
  • LSI 1 mandat
  • Agron Çela        
  • Qarku Vlorë
  • PS 8 mandate
  • Pranvera Resulaj            
  • Anduel Tahiraj 
  • Vullnet Sinaj     
  • Anila Denaj       
  • Niko Kuri            
  • Ilir Metaj           
  • Damian Gjiknuri 
  • Teuta Ramaj     
  • PD 4 mandate
  • Bujar Leskaj      
  • Ina Zhupa          
  • Fation Veizaj    
  • Arbi Agalliu
  • Qarku Tiranë
  • PD 15 mandate
  • Lulzim Basha    
  • Jorida Tabaku  
  • Alfred Rushaj   
  • Albana Vokshi 
  • Sali Berisha       
  • Agron Shehaj   
  • Fatmir Mediu   
  • Grida Duma      
  • Shpëtim Idrizi   
  • Belind Këlliçi     
  • Vangjel Dule     
  • Mesila Doda
  • Dashamir Shehi
  • Flamur Noka    
  • Orjola Pampuri
  • PS 18 mandate
  • Luljeta Bozo      
  • Najada Çomo    
  • Ogerta Manastirliu
  • Arben Ahmetaj
  • Ulsi Manja         
  • Etilda Gjonaj    
  • Arben Pëllumbi
  • Elisa Spiropali   
  • Belinda Balluku
  • Toni Gogu         
  • Etjen Xhafaj      
  • Ermonela Valikaj
  • Xhemal Qefalia
  • Klotilda Bushka
  • Alqi Bllako
  • Eduard Shalsi
  • Fatmir Xhafaj
  • Orlando Rakipi
  • PSD 1 mandat
  • Gertjan Deda    
  • LSI 2 mandate
  • Erisa Xhixho
  • Petrit Vasili
  • Qarku Korçë
  • PS-6 mandate
  • Enslemvera Zake            
  • Blerina Gjylameti           
  • Ilirian Pendavinji
  • Ilir Topi
  • Olta Xhaçka      
  • Niko Peleshi
  • PD-5 mandate
  • Edmond Spaho
  • Sorina Koti        
  • Ervin Salianji     
  • Bledjon Nallbati
  • Seladin Jakupllari
Ora 16:54
Para nisjes së seancës së 2 plenare, Basha mbledh në seli grupin parlamentar! 'Zhduken' simpatizantët e Berishës

Pak para seancës së dytë plenare kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur në seli grupin parlamentar të PD për tu dhënë porositë e fundit. Pëpara selisë blu nuk duken asgjëkundi simpatizantët e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët ditën e sotme kanë bërë miting, duke kundështruar përjashtimin e Berishës nga grupi palamentar i PD.

Ora 15:57
FOTOLAJM/ Nga Kryemadhi, te Albana Vokshi e Grida Duma... deputetet që ndryshuan 'look' në sesionin e ri parlamentar

Gjatë sesionit të ri parlamentar ajo që ra në sy ishte dhe "look-u" i ndryshuar i deputeteve. Në sy ra kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila ka bërë ndryshime të dukshme në pamje. Nuk mbetet pas as Albana Vokshi, të cilës i vërehen ndryshime në stil. Vëmendje tërhoqi edhe Grida Duma me të kuqen e saj.

Ora 13:27
Nuk ka surpriza, KQZ shpërndan mandatet, ja emrat që do të zëvendësojnë në Kuvend Gramoz Ruçin, Najada Çomon, Lefter Kokën dhe Mark Markun

KQZ ka miratuar sot shpërndarjen e mandateve për deputet, për zëvendësimin në Kuvend të 4 politikanëve të cilët morën vendimin për t'u dorëhequr pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sikurse edhe pritej, mandati i Gramoz Ruçit i ka kaluar Mirela Pitushit, Najada Çomo është zëvendësuar nga Mimi Kodheli, Lefter Koka nga Denis Deliu dhe Mark Marku nga Elda Hoti.

 

 

Ora 12:38
PD dhe PS përcaktojnë emrat, ja drejtuesit e Komisioneve Parlamentare për 4 vitet në vijim

1631261471_basha.jpg

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë caktuar emrat e deputetëve për drejtues të Komisioneve të Përhershëm të Kuvendit të Shqipërisë. PS ka zgjedhur Klotilda Bushkën që të drejtojë Komisionin e Ligjeve, ndërsa Mimi Kodheli do të drejtojë 'Politikën e jashtme'. Drejtuesit e tjera janë Eduard Shalsi te 'Ekonomia', Nasip Naço te 'Siguria' dhe Arbën Pëllumbi te 'Veprimtari prodhuese'. Ndërsa PD ka zgjedhur Jorida Tabakun, Albana Vokshin dhe Agron Gjekmarkajn që respektivisht do të drejtojnë 'Integimin', 'Shëndetësinë' dhe 'Arsimin dhe Median'

Drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare:

Klotilda Bushka drejtuesja e Komisionit të Ligjeve (PS)

Nasip Naço kreu i Komisionit të Sigurisë (PS)

Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Jashtëm (PS)

Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë (PS)

Arben Pëllumbi te Veprimtaria Prodhuese (PS)

Jorida Tabaku Komisionin për Integrimin Europian (PD)

Albana Vokshi, Komisionin për Shëndetësinë (PD)

Agron Gjekmarkaj, Edukimin dhe Median  (PD)

Ora 11:58
Pas seancës në Kuvend, Basha mblodhi në seli deputetët, munguan Paloka dhe Noka, kryedemokrati: Të kemi qëndrim të unifikuar, të votojmë kundër Lindita Nikollës

Pas seancës në Kuvend, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu deputetë. Në mbledhje munguan Edi Paloka dhe Flamur Noka, dy nga emrat që i kanë dalë kundër Bashës pas vendimit për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD. Në mbledhje Basha ka kërkuar qëndrim të unifikuar të deputetëve demokratë në parlament, teksa i ka kërkuar po ashtu që të japin votën kundër për zgjedhjen e Lindita Nikollës, propozim i Ramës, për të qenë në krye të Kuvendit.

 

Ora 11:49
Komisioni i Verifikimit të Mandateve letër KQZ-së për zëvendësimin e 4 deputetëve

 

Komisioni i Verifikimit të Mandateve letër KQZ-së për zëvendësimin e 4 deputetëve, Gramoz Ruçin, Najada Çomon, Lefter Kokën dhe Mark Makun. Sipas renditjes, Gramoz Ruçi zëvendësohet nga Mirela Pitushi, Çomo zëvendësohet nga Mimi Kodheli Lefter Koka nga Denis Deliu, Mark Marku nga Elda Hoti

Ora 10:33
Përfundon seanca e parë e legjislaturës së X, zgjidhet komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve

 

Ka përfunduar seanca e parë e legjislaturës së X, seancë e cila pati më së shumti një atmosferë formale. Ndërkohë u ngrit edhe komisioni i verifikimit të mandateve të deputetëve, i përbërë nga 5 përfaqësues të maxhorancës dhe 4 të opozitës.

Nga Maxhoranca, pjesë e komisionit janë Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Auora Mara, Nasip Naço dhe Toni Gogu, ndërsa nga PD janë Saimir Korreshi, Dhurata Çupi, Greta Bardeli dhe Belind Këlliçi

Ora 10:20
Betohen sot, ja lista me 140 deputët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë

1631261082_Screenshot1.jpg

Teksa ka nisur legjislatura e X e Kuvendit të Shqipërisë pritet që sot të betohen 140 deputetët e rinj të Kuvendit.

Në 25 prill, Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. Opozita ka kërkuar që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e tyre, por Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë pretendimet e tyre. Tanimë  lista e 140 deputetëve që do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm është e plotë, me emra të rinj dhe të vjetër.

  • Ja lista e deputetëve: 
  • Qarku Berat
  • PS 5 mandate
  • Hatixhe Konomi
  • Bardhyl Kollçaku
  • Fadil Nasufi
  • Nasip Naço       
  • Blendi Klosi
  • PD 2 mandate
  • Tomor Alizoti
  • Kasëm Mahmutaj
  • Qarku Dibër
  • PD 3 mandate
  • Xhelal Mziu       
  • Kreshnik çollaku
  • Dhurata Tyli(çupi)
  • PS 2 mandate
  • Lavdrim Krrashi
  • Aurora Mara
  • Qarku Durrës
  • PS 8 mandate
  • Milva Ekonomi
  • Alban Xhelili     
  • Jurgis Çyrbja
  • Klodiana Spahiu
  • Ilir Ndraxhi        
  • Rrahman Rraja
  • Lefter Koka       
  • Edi Rama
  • PD 6 mandate
  • Edi Paloka         
  • Agron Duka       
  • Merita Bakiu
  • Oerd Bylykbashi              
  • Ferdinant Xhaferaj        
  • Andia Ulliri
  • Qarku Elbasan
  • PS 8 mandate
  • Evis Kushi          
  • Klevis Xhoxhi    
  • Besion Ajazi
  • Dasantila Tahiraj             
  • Saimir Hasalla  
  • Florenc Spaho
  • Luan Duzha       
  • Taulant Balla
  • PD 6 mandate
  • Gazment Bardhi              
  • Flutura Açka     
  • Lefter Gështenja
  • Dashnor Sula
  • Zheni Gjergji
  • Luçiano Boçi
  • Qarku Fier
  • PS 9 mandate
  • Erion Braçe
  • Petro Koçi
  • Lindita Buxheli
  • Baftjar Zeqaj    
  • Antoneta Dhima             
  • Bujar Çela          
  • Ismet Beqiraj   
  • Tatiana Piro
  • Gramoz Ruçi (Mirela Pitushi)
  • LSI 1 mandat
  • Monika Kryemadhi
  • PD 6 mandate
  • Enkelejd Alibeaj
  • Eralda Bano(Tase)
  • Saimir Korreshi
  • Luan Baçi        
  • Nustret Avdulla
  • Ilda Dhori
  • Qarku Gjirokastër
  • PS 3 mandate
  • Mirela Kumbaro
  • Laert Duraj        
  • Bledar Çuçi
  • PD 1 mandat
  • Tritan Shehu
  • Qarku Kukës
  • PS 1 mandat
  • Gerta Duraku   
  • PD 2 mandate
  • Flamur Hoxha
  • Isuf Çelaj
  • Qarku Lezhë
  • PS 3 mandate
  • Lindita Nikolla
  • Eduard Ndreca
  • Shpresa Marnoj
  • PD 4 mandate
  • Mark Marku
  • Agron Gjekmarkaj         
  • Lindita Metaliaj
  • Kastriot Piroli
  • Qarku Shkodër
  • PD 5 mandate
  • Helidon Bushati
  • Emilja Koliqi
  • Ramadan Likaj
  • Greta Bardeli    
  • Zef Hila
  • PS 3 mandate
  • Edona Bilali       
  • Paulin Sterkaj  
  • Benet Beci
  • PSD 2 mandate
  • Gledis Çeliku
  • Meri Markiçi
  • LSI 1 mandat
  • Agron Çela        
  • Qarku Vlorë
  • PS 8 mandate
  • Pranvera Resulaj            
  • Anduel Tahiraj 
  • Vullnet Sinaj     
  • Anila Denaj       
  • Niko Kuri            
  • Ilir Metaj           
  • Damian Gjiknuri 
  • Teuta Ramaj     
  • PD 4 mandate
  • Bujar Leskaj      
  • Ina Zhupa          
  • Fation Veizaj    
  • Arbi Agalliu
  • Qarku Tiranë
  • PD 15 mandate
  • Lulzim Basha    
  • Jorida Tabaku  
  • Alfred Rushaj   
  • Albana Vokshi 
  • Sali Berisha       
  • Agron Shehaj   
  • Fatmir Mediu   
  • Grida Duma      
  • Shpëtim Idrizi   
  • Belind Këlliçi     
  • Vangjel Dule     
  • Mesila Doda
  • Dashamir Shehi
  • Flamur Noka    
  • Orjola Pampuri
  • PS 18 mandate
  • Luljeta Bozo      
  • Najada Çomo    
  • Ogerta Manastirliu
  • Arben Ahmetaj
  • Ulsi Manja         
  • Etilda Gjonaj    
  • Arben Pëllumbi
  • Elisa Spiropali   
  • Belinda Balluku
  • Toni Gogu         
  • Etjen Xhafaj      
  • Ermonela Valikaj
  • Xhemal Qefalia
  • Klotilda Bushka
  • Alqi Bllako
  • Eduard Shalsi
  • Fatmir Xhafaj
  • Orlando Rakipi
  • PSD 1 mandat
  • Gertjan Deda    
  • LSI 2 mandate
  • Erisa Xhixho
  • Petrit Vasili
  • Qarku Korçë
  • PS-6 mandate
  • Enslemvera Zake            
  • Blerina Gjylameti           
  • Ilirian Pendavinji
  • Ilir Topi
  • Olta Xhaçka      
  • Niko Peleshi
  • PD-5 mandate
  • Edmond Spaho
  • Sorina Koti        
  • Ervin Salianji     
  • Bledjon Nallbati
  • Seladin Jakupllari

 

Ora 10:13
Nis seanca në Kuvend, hapet nga Luljeta Bozo: Të çojmë përpara reformat e rëndësishme, detyra jonë të punojmë pa ngjyra partiake

 

Luljeta Bozo, si deputetja më e vjetër në sallën e Kuvendit, ka hapur seancën e parë të legjislaturës së X. Në fjalën e saj, Bozo e vuri theksin te nvoja për të çuar përpara reformat e ndërmarra nga legjislatura e kaluar, ndërsa i bëri thirrje deputetëve që të punojnë për të gjithë qytetarët njësoj, pa parë dallimet politike.

"Ndihem e priviligjuar që sot kam nderin e hapjes së legjislaturës së X. Ndihem e dhe më e emocionuar si grua pasi kjo sallë kurrë më parë nuk ka patur kaq shumë gra në sallën e saj. Kjo legjislaturë do mbahet mend për thyerjen e steriotipeve gjinore dhe forcimin e rolit të gruas në vendimmarrje. Ne kemi marrë një përgejgjësi të madhe për ta çuar Shqipërinë drejt Europës. Ne jemi këtu falë votës së popullit shqiptar. Nismat e marra nga Kuvendi  kaluar t'i çojmë më tej. Do kemi sukses nëse mbështetemi dhe marrim në konsideratë mendimet e specialistëve. Mbështetës në këto reforma janë SHBA, aleati ynë më i fuqishëm, BE dhe vendet e rajonit. Votuesit na besuan të çojmë përpara drejtësinë, të zgjidhjes së çështjes së pronave, të zhvillimit të arsimit, shëndetësisë, arsimit. Sot është detyra jonë të punomë të gjithë njësoj pa parë ngjyrat partiake. Të kryejmë me sukses punë e deputetit. Jam e bindur se do të kemi mbështetjen e çdo shqiptari", tha ajo

Ora 09:58
Legjislatura e X/ Basha dhe Rama mbërrijnë njëkohësisht në parlament

 

Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë mbërritur njëkohësisht në parlament, megjithate nuk kan pasur një takim mes tyre. 

Ora 09:56
Pas 2 vitesh e gjysmë mungesë, mbërrin në parlament kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Pas 2 vitesh e gjysmë mungesë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mbërriti në Kuvend, në seancën e parë të legjislaturës së X. Kryemadhi shoqërohej nga Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/09/2021 23:11

    Filloi shfaqja ! Me ben pershtypje se si protestojne zgjedhjen e kryetares se kuvendit pa dhene asnje arsye.Kur u hap kuvendi i pare pluralist,opozita e bojkotoi,por ama dergoi Neritan Ceken qe lexoi deklaraten para A.Carcanit dhe pastaj u largua,kurse sot poshte e me poshte.Te ben te mendosh qe mungesa e tyre,thjesht per sjelljen e fjalorin qe perdorin,te mos ndihej .

    Përgjigju
  • KASTRAVEC KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 10/09/2021 15:53

    O popull Shqiptar shikoni se çfar turpi është kjo e ashuquajtur parti demokratike. Kta jan monstra a mund të bëjn kta hajër për ju o popull ? Prandaj mendohuni mir kur hidhni atë vot se është jeta juaj e e ardhmja e fëmive të juaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë