Meta President, Berisha: Rama
mbylli çdo shteg të opozitës

Meta President, Berisha: Rama<br />mbylli çdo shteg të opozitës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer heshtjen duke komentuar për herë të parë zgjedhjen e Ilir Metës President të vendit.
 
E ndërsa shprehet se posti i Presidentit nuk ishte në ambicien e opozitës, mënyra e zgjedhjes, sipas Berishës ishte një akt i ri për thellimin e krizës politike në vend.
 
Berisha deklaron se me zgjedhjen e Metës President, Edi Rama vrapoi të solidifikojë qëndrimin e aleancës kundër kërkesës së opozitës për zgjedhje te lira dhe për të mbyllur çdo shteg apo mundësi për të lejuar shqiptarët të votojnë të lirë.
 
Statusi i Sali Berishës për Metën President
 
Nje akt i ri per thellimin krizes!
Dje parlamenti i "aleances se qelbesirave" apo i Narko-Republikes, votoi, me urdher te Norieges, Ilir Meten, kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e LSI si President te ardhshem te vendit.
 
Opozita sigurisht nuk kishte asnje ambicie per pushtet ne tavoline apo per postin e presidentit.
 
Ajo ka shpallur si mision te vetin rikthimin e votes se lire per shqiptaret dhe jo ndarjen ne tavoline te pushtetit. Por me kete veprim, qe ne stilin ateror te Edi Rames ngjan me ngritjen ne pergjegjesi para eleminimit, pra me zgjedhjen e Metes president, Edi Rama vrapoi te solidifikoje qendrimin e "aleances se qelbesirave" kunder kerkeses se opozites per zgjedhje te lira dhe per te mbyllur çdo shteg apo mundesi per te lejuar shqiptaret te votojne te lire dhe per te zgjidhur ne menyre te civilizuar krizen me te rende dhe me te rrezikshme qe perjeton Shqiperia nga shkurti i vitit 1991.
 
Qytetaret shqiptare do ti japin Edi Rames ndeshkimin e merituar! Revolucioni demokratik do fitoje!! Sb


 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën