Meta President, Blushi: Kërkon të
bëhet nga frika jo nga shpresa

Kreu i “Libra”, Ben Blushi është shprehur kundër zgjedhjes së Ilir Metës President. Sipas Blushit ai po shkon drejt postit të kreut të shtetit për shkak të frikës dhe jo për shkak të shpresës.  Ai shprehet se nuk mund të votojë të shkuarën por të ardhmen.

“NUK VOTOJ ILIR METËN. Kam patur të drejtë kur kam thënë se kriza po hyn në krizë. Ilir Meta kërkon të zgjidhet President në mes të krizës,për shkak të krizës dhe në kurriz të krizës, për ti ikur krizës. Kur të gjithë duhej të lëshonim diçka për të lehtësuar peshën e anijes së Shqipërisë që po mbytet, ky mori edhe atë pak pushtet që kishte mbetur. Ilir Meta u bë President nga frika dhe jo nga shpresa. Ilir Meta është Presidenti i Rilindjes dhe jo i Popullit. Është Presidenti i të shkuarës jo i të ardhmes. E si mund ta votoj? LIBRA voton vetëm të ardhmen”, shkruan Blushi në Facebook.

blushi fb
(Statusi i Blushit në Facebook)

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet