Meta President, Koçi: Vetëm
2 vota kundër,opozita abstenoi

Meta President, Koçi: Vetëm<br />2 vota kundër,opozita abstenoi
Sipas Petro Koçit mungesa e opozitës në Parlament për votimin e Presidentit në rastin e Metës mund të përkthehet si abstenim.
 
“Meta ka një pëlqim edhe nga Partia Demokratike, ka një traditë besimi dhe bashkëpunimi, kjo tregon që mungesa në Parlament duhet marrë si abstenim. Meta ka vetëm 2 vota kundër të opozitës janë abstenime”, u shpreh zëvendësministri i Mbrojtjes në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga, në Report Tv.
 
Koçi deklaroi se është surprizuar nga zgjedhja e Metës, megjithatë e vlerëson si një president me standarde të larta.
 
“Kam qenë pak i surprizuar gjithsesi mendoja se ekzistonte një marrëveshje mes PS dhe LSI që presidenti të vinte nga radhët e Lëvizjes Socialiste për integrim nuk pata menduar që do ishte Meta, megjithatë mendoj se ai është produkti më i mirë politik i LSI dhe me zgjedhjen e tij mazhoranca ka zgjedhur një president me standarde të larta.  Meta ka shumë përvojë dhe është i sprovuar në beteja politike sepse është protagonist në të gjithë historinë e politikës shqiptare dhe ka profilin kërkuesit të konsensusit Shpesh ka krijuar frymë pajtimi mes doraceve politike”, u shpreh ai.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën