Ajo ka shtuar se kauza e Ilir metës është promovimi i të rinjve dhe se ka ende punë për të bërë në këtë drejtim.
Ky reagim vjen edhe pas deklaratës në Report Tv të deputetit socialist Arben Çuko ku tha se e shikon Metën si President i vendit, pasi Meta do të lehtësonte rrugën e së majtës në pushtet.
Ja statusi i plotë i Kejdi Mehmetajt
Une mendoj se Z.Meta ndihet i respektuar nga vleresimi i disa prej figurave te Partise Socialiste qe e shohin se pari si njeriun konsensual dhe konstruktiv dhe si Presidentin e ardhshem te Shqiperise. Megjithate them se detyra e Metes si kryetar i parlamentit ende nuk ka mbaruar dhe roli i tij konstruktiv eshte dhe mbetet i pazevndesueshem ne keto kohe tensionesh te medha politike. Levizja Socialiste per Integrim keto dite po futet ne nje proces zgjedhor ku z. Meta eshte kandidati kryesor dhe ne kete moment te rendesishem politik per LSI ai eshte drejtuesi dhe inspiruesi i pazevendesueshem ne suksesin e zgjedhjeve te ardhshme. Duke gjykuar si nje e re, e cila ndodhet ne politike sepse Ilir Meta, si askush tjeter ne politiken shqiptare, ka besuar tek te rinjte mendoj se kauza e tij per promovimin e te rinjve ka akoma shume rruge per te bere. Pse jo, do e quaja edhe nje detyrim te tij qe duhet çuar deri ne fund!
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)