Meta President, OSBE: Mbështetje
Shqipërisë në procesin e reformave

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier uron Ilir Meta me rastin e zgjedhjes President i Republikës.
 
Përmes një telegrami, Zannier vlerëson bashkëpunimin që OSBE ka pasur me Kuvendin e Shqipërisë nën drejtimin Kryetarit Meta.
 
Gjithashtu, Zannier zotohet se përmes institucioneve të saj dhe Prezencës në Shqipëri, OSBE mbetet e angazhuar të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet kombëtare dhe për të mbështetur Shqipërinë në procesin e reformave.
 
Teksti i plotë i letrës:
 
Shkëlqesia Juaj,
Ju lutem pranoni urimet e mia të ngrohta për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë. Ju merrni këtë detyrë në një moment të rëndësishëm për rajonin e për gjithë Europën, dhe përfitoj nga rasti t’ju uroj sa më shumë sukses.
 
E vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer që ne kemi pasur me Kuvendin e Shqipërisë nën drejtimin tuaj, duke përfshirë edhe takimit tonë të fundit në Tiranë në 2015-n.
 
Përmes institucioneve të saj dhe Prezencës në Shqipëri, OSBE mbetet e angazhuar të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet kombëtare dhe për të mbështetur vendin tuaj në procesin e reformave.
 
Shkëlqesia Juaj, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë.
 
Lamberto Zannier
Sekretar i Përgjithshëm i OSBE

 


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës