Meta president, urime të shumta
nga kolegët e tij jashtë vendit
Meta u telefonua sot paradite nga Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, i cili e përgëzoi dhe e uroi për zgjedhjen në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës.
Ilir Meta ka marrë shumë urime pasi u zgjodh presidenti i Shqipërisë seancën e djeshme parlamentare.
Meta u telefonua sot paradite nga Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, i cili e përgëzoi dhe e uroi për zgjedhjen në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës.
Kryeministri, Tsipras, shprehu besimin se Presidenti, Meta, do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të cilat kanë një rëndësi të veçantë jo vetëm në nivelin dypalësh, por edhe në atë rajonal.
Te dy diskutuan për situatën në rajon dhe nënvizuan se mbetet shumë i rëndësishëm forcimi i stabilitetit dhe rritja e bashkëpunimit rajonal.
Ilir Meta, e siguroi Kryeministrit e Greqisë se do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të dy vendeve, por edhe të rajonit tonë.
Gjithashtu, në të njëjtën linjë ka qenë edhe Kryetari i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian Gianni Pittella dhe Raporteri për Shqipërinë Knut Fleckenstein
Pittella në mesazhin e tij dha përgëzimet për Presidentin e zgjedhur Ilir Meta duke i uruar sukses dhe mbështetje në detyrën e re e ndërsa Fleckenstein e uroi Metën për detyrën e re duke shprehur besimin e tij në rolin e tij si President i Republikës së Shqipërisë.
Ndërkaq dhe Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanović është shprehur se zgjedhja e Metës është në interes të vendit dhe forcimi i stabilitetit e bashkëpunimit në rajon.
Urime për presidentin e ri të zgjedhur, ka ardhur dhe nga kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi Milo Djukanovic.
Në mesazhin e tij, Djukanovic shkruan ““
Me dëshirën më të përzemërt për sukses dhe sa më shumë fat në kryerjen e kësaj detyre me përgjegjësi, Djukanovic shpreh bindjen se zMeta do të vazhdojë t’i japë vulën personale zhvillimit të marrëdhënieve të mira e të gjithanshme të popujve dhe vendeve tona mike”.Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20