Në kuadër të kësaj vizite meta është takuar me homologun e tij, presidentin maqedonas Gorge Ivanon, si dhe me kryeparlamentarin e Maqedonisë, shqiptarin Talat Xhaferi.
Gjatë takimit me presidentin Ivanov, Meta ka ngritur shqetësimi e tij lidhur me gjykimin e drejtë të shqiptarëve që po gjykohen lidhur me rastin “Kumanova”.
Kreu shqiptar i shtetit ka kërkuar që të ketë gjykim transparent dhe sipas standardeve ndërkombëtare për rastin në fjalë, shkruan portali Epoka e Re.
Gjykata Themelore e Shkupit, javë më parë ka dënuar me 746 vite burgim shqiptarët e akuzuar në rastin “Kumanova”.
Më 08 maj 2015, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, shpërtheu një konflikt i armatosur ndërmjet forcave policore dhe ushtarake maqedonase, me një grupim shqiptarësh të Maqedonisë dhe të Kosovës.
Meta, ndër të tjera, i ka shprehur Ivanov "se marrëdhëniet tona janë jo vetëm ekzistenciale por edhe përcaktuese për të ardhmen e përbashkët euroatlantike".
[gallery]24776[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

FOTO











