Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, priti në takime të veçanta Ambasadorin e Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të Republikës Islamike të Iranit, Gholamhossein Mohammadnia dhe Ambasadorin Jo-rezident të Republikës Popullore të Algjerisë, Noureddine Bardad-Daidj, me rastin e marrjes së detyrës.
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit i përcolli Kryetarit Meta përshëndetjet e homologut të tij iranian, Ali Rajani dhe u shpreh i kënaqur nga mikpritja në Shqipëri.
Pas takimit me ambasadorin e Iranit, Meta priti edhe Ambasadorin Jo-rezident të Republikës Popullore të Algjerisë, Noureddine Bardad-Daidj.
Zoti Meta i uroi Ambasadorit Bardad-Daidj mirëseardhjen dhe suksese në misionin e tij, duke e siguruar atë për një bashkëpunim më të ngushtë parlamentar në të ardhmen.
Shtrirja e bashkëpunimit mes dy vendeve, jo vetëm në nivelin politik, por edhe në atë ekonomik, kulturor dhe më gjerë u nënvizua nga Kryetari Meta.
Gjatë takimi u diskutua edhe mundësia e një vizite të mundshme zyrtare e Kryetarit të Kuvendit në Algjeri.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com