Meta pret ambasadorët: Parlamenti
i bashkuar në politikën e jashtme

Meta pret ambasadorët: Parlamenti<br />i bashkuar në politikën e jashtme
TIRANE- Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka organizuar sot një pritje në Kryesinë e Kuvendit në ndër të ambasadorëve e konsujve që janë mbledhur në Tiranë, për të marrë pjesë në Konferencën e Ambasadorëve. Duke shprehur mirënjohje për punën e bërë ndër vite nga diplomatët shqiptarë, Meta tha se pikë e fortë e Parlamentit shqiptar është të qenit të bashkuar në çështjet e politikës së jashtme.
 
“Sot të jesh diplomat nuk është privilegj siç ishte njëherë e një kohë, është një punë me mjaft sfida, vështirësi. Theksoj mbështetjen tonë më të plotë për të gjithë ju, mirënjohje për sakrificat që ju bëni. Unë do të doja t’ju ofroja mbështetjen tonë të plotë si Kuvend në mbështetje të angazhimeve, ashtu sikurse do të theksoja edhe diplomacinë kulturore si shumë të rëndësishme për imazhin e vendit, sepse jemi një vend që ende vuan nga një imazh të cilin nuk e meriton dhe jo më kot të gjithë ata që vijnë për vizitë në Shqipëri, kur kthehen, kthehen me përshtypje shumë më të mira sesa ato që vijnë, që do të thotë se vendi ka akoma nevojë për të ndërtuar një imazh akoma më të mirë dhe unë besoj se edhe në këtë drejtim ju do të jepni kontributin tuaj.
 
Kur Parlamenti funksionon në një mënyrë më konstruktive, më bashkëpunuese, më racionale, më me etikë, kjo është më e lehtë edhe për ju për të bërë jehonë zhvillimet pozitive, ashtu si kurse ju dalin mjaft probleme kur kjo gjë nuk ndodh.
 
Parlamenti, për çështje të politikës së jashtme, është i bashkuar. Kjo është gjë mjaft pozitive dhe mendoj se është një pikë e fortë e vendit tonë dhe një avantazh në punën tonë.
 
Natyrisht ne duhet të bashkohemi edhe për shumë çështje të rëndësishme të brendshme dhe natyrisht kjo do të vijë në kohën e saj”, tha kryeparlamentari Meta duke iu drejtuar ambasadorëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë