TIRANË - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta priti sot ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Shkëlqesinë e Tij, YE Hao.
Ambasadori YE Hao i shprehu Metës urimet më të sinqerta për rezultatin e arritur pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe e garantoi atë për intensifikimin e marrëdhënieve politike, ekonomike e tregtare mes Kinës dhe Shqipërisë.
Meta, duke vlerësuar modelin e reformave ekonomike të ndërmarra nga Kina, u shpreh se Shqipëria do të bashkëpunojë ngushtë me Kinën, si një vend mik dhe shumë i fuqishëm për t’u mbështetur në të ardhmen.
Në përfundim Meta dhe ambasadori YE Hao ndanë bindjen se me krijimin e qeverisë së re, duhet të fillojë menjëherë puna për vendosjen e objektivave konkrete të përbashkëta në planin e bashkëpunimit ekonomik për 4 vitet e ardhshme.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com