Një paralajmërim për cunami është lëshuar për disa pjesë të bregdetit lindor të Japonisë, pasi një tërmet me magnitudë 7.6 ballë goditi bregdetin të hënën, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA).
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se tërmeti goditi në orën 23:15 sipas kohës lokale (9:15 të mëngjesit ET) rreth 70 km larg bregdetit të vendit dhe në një thellësi prej rreth 33 miljesh.
Lartësia e cunamit mund të arrijë një lartësi prej gati 3 metrash në disa zona të vijës bregdetare, duke përfshirë Iwate, Aomori dhe pjesë të Hokkaidos, tha JMA.
Në korrik të këtij viti, një tërmet me magnitudë 5.5 ballë goditi një ishull të largët në Japoninë jugperëndimore. Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e ishujve Tokara në Kagoshima, por atë kohë nuk u lëshua paralajmërim për cunami.
Lajm ne përditësim...
Komente








