Meta pret ambasadorin e ri rumun:
Të rrisim shkëmbimet tregtare

Meta pret ambasadorin e ri rumun:<br />Të rrisim shkëmbimet tregtare
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri të Rumanisë, Mircea Perpelea.
 
Meta vlerësoi marrëdhëniet politike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Rumanisë dhe shprehu vullnetin e Kuvendit për intensifikimin e mëtejshëm të tyre, veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve njerëzore dhe bashkëpunimit ekonomik.
 
Ambasadori i Rumanisë, Mircea Perpelea shprehu kënaqësinë për fillimin e misionit të tij diplomatik në Tiranë dhe e siguroi Kryetarin Meta se Ambasada e Rumanisë do të jetë maksimalisht e angazhuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në shkëmbimet ekonomike e tregtare.
 
Meta dhe Perpelea ndanë bindjen e përbashkët se marrëdhëniet ndërparlamentare janë shumë të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve mike, duke theksuar në përfundim se bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Rumanisë i shërben perspektivës evropiane të Ballkanit.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)