TIRANË - Siçilia dhe Tirana zyrtare do të bashkëpunojnë në projekte ekonomike, turistike dhe kulturore. Kjo dakordësi u arrit në takimin që kryetari i Kuvendit Ilir Meta pati me kreun e Bashkisë së Palermos Leoluca Orlando i cili vizitoi për herë të parë vendin tonë.
Kryetari i Kuvendit u shpreh se ekziston një lidhje e fortë historike miqësie mes dy popujve tanë, e cila përforcohet edhe përmes prezencës së fshatrave arbëreshe në Siçili, lidhje e cila duhet materializuar në projekte konkrete bashkëpunimi e investimi për të ardhmen.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Orlando vuri në dukje se shqiptarët kanë një domethënie të veçantë për popullin siçilian falë lidhjeve historike.
Në përfundim të takimit kreu i Bashkisë së Palermos ftoi kryeparlamentarin Meta të vizitojë Siçilinë së shpejti, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi.
Gjithashtu, zyra e shtypit e Kuvendit njofton se gjatë së premtes Meta priti në një takim edhe presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Tadateru Konoe. të cilin e falënderoi për kontributin e jashtëzakonshëm të Kryqit të Kuq në Shqipëri në vite.
Meta vuri në dukje se Kuvendi inkurajon rolin aktiv të organizatës në mbështetje të çështjeve humanitare që kërkojnë vëmendje në Shqipëri e në rajon.

Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com