Meta pret Lajçak: Sllovakia model
suksesi për Shqipërinë në BE
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme e të Çështjeve Evropiane të Sllovakisë Miroslav Lajcak me të cilin vlerësuan intensifikimin substancial të marrëdhënieve dypalëshe gjatë viteve të fundit.
TIRANE - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme e të Çështjeve Evropiane të Sllovakisë Miroslav Lajcak me të cilin vlerësuan intensifikimin substancial të marrëdhënieve dypalëshe gjatë viteve të fundit.
Kryetari i Kuvendit Meta i shprehu zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Lajcak mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe interesin që Sllovakia tregon ndaj zhvillimeve dhe procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit, duke theksuar se Sllovakia si një histori suksesi shërben si një model për vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Nga ana e tij Lajcak vlerësoi rritjen e cilësisë dhe nivelit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Sllovakisë dhe shprehu mbështetjen e plotë për përshpejtimin e axhendës evropiane të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Kryetari Meta dhe Lajcak biseduan gjithashtu mbi intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh duke vënë në dukje rolin e rëndësishëm të të dy parlamenteve, veçanërisht në drejtim të bashkëpunimit mes dy administratave, komisioneve dhe grupeve të miqësisë parlamentare.
Në përfundim Meta dhe Lajcak biseduan mbi zhvillimet e fundit në rajon, dhe ndanë bindjen e përbashkët se duke marrë në konsideratë sfidat e fundit globale, avancimi i axhendës euro-atlantike të të gjitha vendeve të rajonit do t’i shërbejë forcimit të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të të gjithë hapësirës evropiane.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
12.3%
-
Dështim
83.8%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 154
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Palaço, je tharë komplet', Muça dhe Burimi debatojnë në '5 Pyetjet': Nuk merrem me një injorant
7 Tetor, 22:14
-
'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës
7 Tetor, 22:05
-
Protesta e dhunshme e Opozitës, Policia shoqëron 2 të dyshuarit e parë! Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda shkojnë te Trauma, vizitojnë policët e plagosur (VIDEO)
7 Tetor, 22:02
-
Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të dobët, kaq të vogël, kaq provinciale, kaq të lodhur
7 Tetor, 21:57
-
'Protesta e sotme pa mesazh politik', Blendi Klosi: Kërkojnë të iki Rama, pranojnë humbjen para zgjedhjeve
7 Tetor, 21:54
-
Spahiu: Vetëm PD proteston kur zyrat janë mbyllur, puna ka mbaruar dhe askush s’ndodhet në institucione
7 Tetor, 21:47
-
Policia gjen dy çanta të mbushura me 15 Molotovë të paplasur në afërsi të Bashkisë së Tiranës
7 Tetor, 21:41
-
VIDEO/ U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD-së, gruaja lind foshnjën në makinë
7 Tetor, 21:30
-
Ekspertët e kriminalistikës tek Kryeministria, mbledhin provat pas shpërthimit të molotovëve
7 Tetor, 21:28
-
Pas rreth 3 orësh, mbyllet protesta e PD! Noka nga selia blu: Hapi i parë i mosbindjes civile, t’i hapet rrugë qeverisë teknike
7 Tetor, 21:27
-
Opozita me ‘skuadër guerrilse’ fëmijësh dhe të maskuar me kapuç, i hedh në aksion për të shkatërruar gjithçka në rrugë (VIDEO)
7 Tetor, 21:20
-
FOTO/ Me fasoletë duke fshirë lotët, Flamur Noka 'në luftë' me gazin lotsjellës
7 Tetor, 21:16