Meta pret Ministrin Kanadez Baird
me fokus bashkëpunimin e 2 vendeve

Meta pret Ministrin Kanadez Baird<br />me fokus bashkëpunimin e 2 vendeve
TIRANË - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur, ditën e sotme, Ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, John Baird. Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi i të dy vendeve në fushën e ekonomisë dhe në luftën kundër terrorizmit.
 
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka nënvizuar gjatë takimit se Shqipëria mirëpret shtimin e investimeve kanadeze në Shqipëri, dhe përmes vendit tonë në të gjithë rajonin, si provë e një bashkëpunimi të frytshëm ekonomik mes dy shteteve.

Gjithashtu kreu i Parlamentit shqiptar, Meta e ka vlerësuar këtë vizitë të parë të një Ministri të Punëve të Jashtë të Kanadasë si shtysë për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
 
Nga ana e tij Ministri Baird, u shpreh i kënaqur për këtë vizitë të parë në vendin tonë duke e konsideruar dhe një rast të volitshëm për të shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Më tej Meta dhe Ministri Baird vlerësuan në një zë rolin domethënës të komunitetit shqiptar në Kanada, duke e konsideruar urë solide bashkëpunimi mes dy vendeve dhe mes dy popujve.
 
Gjatë përfundimit të takimit, mes dy zyrtarëve të lartë, u diskutuan dhe zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar pozitivisht dhe rolin konstruktiv të politikave të jashtme të Shqipërisë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë