TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ish- eurodeputeten Doris Pack. Ka qenë vetë kreu i shtetit që ka publikuar një foto në rrjetet sociale, bashkangjitur së cilës shkruan: Kënaqësi të takohesha sot me Doris Pack, një mbështetëse e flaktë e Shqipërisë, e ndershme dhe me integritet, siç duam t'i shohim të gjithë përfaqësuesit europianë.

Sipas Metës, ndershmëria, integriteti, por mbi të gjitha dashuria e madhe për Shqipërinë e bëjnë atë një shembull për t'u marrë. Presidenti jo pak herë ka sulmuar ashpër ambasadorët e vendeve të BE-së dhe përmes këtij postimi duket se ka dashur t'u përcjellë atyre një mesazh.

Postimi i plotw i presidentit Ilir Meta

Doris Pack është Presidentja e EPP Women, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike dhe njihet si mbështetëse e opozitës shqiptare.