TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar në Njësinë 3 në Tiranë kandidatin për deputet Edrit Braimllarin.

Kandidati për deputet, Endrit Braimllari u shpreh se do të lobohet që Njësia 3 të rikthehet në një nga zonat më të zhvilluara të Tiranës.

“Ne do të lobojmë të gjithë së bashku të krijojmë vende të reja pune, të punësojmë sa më shumë të rinj duke krijuar lehtësira fiskale për biznesin, grante për bizneset të cilat punësojnë të rinjtë”

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta duke kërkuar mbështetjen e të rinjve tha se në listën e kandidatëve të kryeqytetit 30% janë përfaqësues të LRI-së, dhe në programin elektoral i kushtohet një rëndësi e veçantë formimit profesional të të rinjve dhe të rejave për të gjetur punën e parë në jetën e tyre.
“Në programin për 4 vitet e qeverisjes së ardhshme, punësimi i të rinjve dhe të reja është prioriteti dhe angazhimi më i madh dhe i rëndësishëm madje dhe slogani “Të Ecim më Shpejt” erdhi nga LRI, e cila është adrenalina e LSI-së për të fituar të gjitha sfidat”- tha Meta.

Meta premtoi angazhimin që “qeveria e ardhshme të përballojë një pjesë të pagës për çdo të ri që s’ka formimin e duhur profesional. Ai premtoi se dhe Praktikat e Punës për të gjetur vendin e parë të punës nga 3 deri në 6 muajt e parë në mënyrë që të lehtësojmë kostot e bizneseve.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)