SHKODËR - Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka qënë sot në një takim në Koplik, ku ka prezantuar kandidatin për deputet të LSI-së në Malësinë e Madhe, Ritvan Heba.
Ndërkohë, 200 anëtarë të rinj i janë afruar LSI-së, një pjese prej të cilëve lideri i LSI-së u dha edhe dokumentet e anëtarësisë.
Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, e cilësoi z. Heba si një “një shok i shkëlqyer, si një nga themeluesit e LSI-së, është një drejtues me përvojë dhe me të gjitha vlerat, kapacitetet dhe mbi të gjitha integritetin për të qenë përfaqësues i denjë i popullit të mrekullueshëm i Malësisë së Madhe.
Z. Meta tha se 23 qershori po vjen dhe është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët sepse do të sjellë shpresa të reja për një të ardhme më të mirë, për një ecuri më të mirë dhe më të shpejtë të vendit, jo vetëm drejt procese integruese në Bashkimin Evropian por mbi të gjitha për një dinamikë më të lartë të rritjes ekonomike, për një rishpërndarje më të drejtë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë e sidomos të shtresave në nevojë.
Duke iu uruar këtyre të rinjve dhe të rejave të mrekullueshëm të Malësisë së Madhe suksese në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe që të na sjellin mbarësi të padiskutueshme në zgjedhjet e 23 qershorit”, Meta ia la fjalën kandidatit të LSI-së në Malësinë e Madhe, Ridvan Heba. Heba, duke i falënderuar të gjithë të pranishmit, i ftoi ata që më 23 qershor të votojnë LSI-së si një forcë politike e cila do të sigurojë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com