MAT - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, sot ka marrë pjesë në një takim në Mat të zhvilluar me gratë dhe vajzat e Lëvizjes së Gruas për Integrim. Meta ka prezantuar kandidatin Përparim Shehu për Qarkun e Dibrës.
“Këtu roli i Matit është i jashtëzakonshëm dhe unë kam besim të plotë sepse ju e keni treguar veten edhe në vitin 2009 në kushte shumë më të vështira. Ndaj ne si LSI mbështetemi fort tek fryma e bashkëpunimit dhe solidaritetit dhe kjo do të jetë ajo që do të na ndihmojë më shumë për të realizuar një sukses të jashtëzakonshëm më 23 Qershor”, u shpreh Kryetari i LSI.
Kreu i LSI foli gjithashtu dhe për mbajtjen e premtimit për liberalizimin e vizave, nga e cila përfituan të gjithë shqiptarët. Meta u shpreh negativisht për mbajtjen peng nga ana e opozitës për miratimin e 3 ligjeve që kërkohen me ngulm nga Bashkimi Europian. Meta është shprehur i bindur se vota e 23 Qershorit do të jetë një vlerësim i merituar për kontributet pozitive që ka sjellë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Në përfundim të fjalës së tij, lideri i LSI shprehu mbështetjen për drejtuesin e listës së kandidatëve të LSI-së për Qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu.
“Dua të shpreh kënaqësinë time dhe mbështetjen më të madhe për Përparimin, si drejtues i listës së kandidatëve tanë për Qarkun e Dibrës. Përparimi është një shok shumë i mirë, të cilin e kam pasur shok në shkollë, pavarësisht se ai duket më i ri se unë se i ka hyrë politikës vonë. Unë i uroj atij me gjithë shpirt suksese, e siguroj që bastin për të konkuruar me Matin e ka të humbur por i urojmë që t’i afrohet sa më shumë Matit”.
Redaksia Online
(v.gj/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com