Meta: Prioritetet emergjente të Shqipërisë janë rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës për të rinjtë

Meta: Prioritetet emergjente të Shqipërisë janë rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës për të rinjtë

Partia e Lirisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se dy prioritetet emergjente të Shqipërisë janë rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës për të rinjtë.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, tha se për përmbushjen e tyre është domosdoshmëri absolute roli aktiv i vajzave dhe grave.

“Rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës që të rinjtë të mos zgjedhin emigracionin, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri janë dy prioritete emergjente, për përmbushjen e të cilave roli aktiv i grave dhe vajzave është një domosdoshmëri absolute”, shkruan Meta teksa shpërndan një fotografi nga takimi i djeshëm me gratë në strukturat e Tiranës.

Meta iu drejtua grave duke prekur problematikat e tyre që vijnë sipas tij prej qeverisë së Ramës. Kryetari i Partisë së Lirisë u ndal te emigrimi i të rinjve, të cilët tha se largohen nga vendi pasi në Shqipëri me paga të ulëta dhe çmime të larta e kanë të vështirë të bëjnë një jetesë normale. Ai tha se Shqipëria nuk mund të arrijë nivelin e Europës në jetesë e përkrahje të qytetarëve nga qeveria, por mundet, së paku, t’i afrohet Kosovës e vendeve të tjera të rajonit që sipas Metës janë mirë në këtë aspekt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan