Presidenti Ilir Meta ka ngritur si shqetësim vatrën e zjarrit në zonën e Priskës në kryeqytet mbrëmjen e sotme. Përmes një videoje shikohet qartë vatra e zjarrit që po djeg një sipërfaqe toke dhe banorët që po mundohen ta shuajnë. Ai u bën thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore që të mos humbin kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës për shuarjen e zjarrit duke e konsideruar të pajustifikueshëm mosangazhimin e tyre në zjarrin që po djeg prej orësh. Meta e ka quajtur një krim të rëndë mjedisor duke theksuar se duhet të mbahet përgjegjësi ligjore.

"Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë. Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë. U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike. Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave. Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!", shkruan Meta krahas videos së zjarrit.

VIDEO nga zjarri e sjellë nga qytetarët