Sulmet e dyanshme Rama-Meta të një ditë më parë duket se nuk e kanë qetësuar aspak presidentin i cili nga Kopliku hodhi sërish akuza ndaj kryeministrit duke thënë se ai po tenton të largojë vendin nga integrimi dhe po dëmton zgjedhjet, duke mos u tregua një socialistë i vërtetë. Madje për Metën, Rama po tenton edhe të përçajë Kosovë duke vënë në dyshim edhe sovranitetin e saj me deklarata se Kosova dhe Shqipëria të ketë një President të përbashkët. Edhe pse prej kohësh Meta po flet më një gjuhë të ashpër opozitë kundër qeverisë dhe i bënë thirrje popullit të ngrihet për ta rrëzuara të, që as vetë opozita nuk ka folur kaq ashpër, për Metën kjo nuk do të thotë aspak se po bën opozitë, por po mbron Kushtetutën, pasi për të "presidenti nuk ka qenë asnjëherë në politikën e opozitës".

Duke qenë se nuk po bën opozitë siç thotë edhe vetë, Meta futet edhe në politikën e brendshme të vetë PS duke thënë se Rama po shkatërron socialistët duke po ndryshon programin dhe fokusin e tyre që ka qene integrimi i Shqipërisë.

"Presidenti nuk ka qene asnjëherë me politikën e opozitës. Kam unë pyetje për ju Pse janë kundër 5 qershorit? Pse janë kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme?  Pse është për bllokimin e Integrimit? A ka ndryshuar programi i PS që ka qenë i orientuar drejt Integrimit? Pse vënë në diskutim sovranitetin e Kosovës me deklarate të telekomanduar në Kuvendin e Kosovës të tij se do të kemi në pak vite një president të përbashkët? Kjo do të thotë se ne nuk na duhet një Kosovë e pavarur dhe që të njihet nga shtete e tjera. Pse hodhi në gjyq kryeministri i Kosovës dhe më pas u tërhoq nga ajo? Pra këtu edhe njëherë provohen qartë përpjkejet për ndarjen e Kosovës. Harruan këta se ishin socialistët ata që patën një rol të rëndësishëm në pavarësinë e Kosovës dhe përballimin e krizës humanitare. Pra Presidenti ka qenë dhe do të jetë i popullit dhe i interesit kombëtar për transparencë maksimale dhe kushtetuese", tha Meta ku mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të luftës së Koplikut.

I pyetur nëse po sillet si kandidat për Kryeministër, Meta tha se nuk është në ambiciet e tij një post të cilin pretendon se ia ka dhuruar Fatos Nanos para dy dekadash.

"Unë jam president, do ti dal për zot shtetit. Këto janë gjërat më të parëndësishme si politikan. Kam qenë kryeministër para 20 vitesh dhe jam krenar që gjysma e rrugëve janë bërë atëherë. Nuk kam këtë shqetësim, kam ikur nga kryeministër se Fatos Nano donte me patjetër të bëhej president. Nuk jam i penduar. Me hir a me pahir, do ti çelim negociatat dhe çdo pengese do ti vëmë shkelmin. Me çështjet e demokracisë nuk bëj asnjë kompromis", tha Meta.

Deklaratave se 'Presidenti  po prish imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë', Meta iu përgjigj me dy çështjet që qeveria çoi ndaj tij në Komisionin e Venecias, atë për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 dhe lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Për Metën nuk është ai që po prish imazhin e Shqipërisë, por është vetë qeveria duke e cilësuar si pseudo mazhorancë.

"Kam një pyetje për socialistët? Kush i ka çuar çështjet në Venecia, Presidenti apo kjo pseudo mazhorancë? Unë nuk kam çuar asnjë çështje në Venecia, dy herë shkelësit dhe shkatërruesit e Shqipërisë e çuan Presidentin atje, pasi menduan se mund të blinin Venecian", tha Meta.

Lidhur  me akuzat e Ramës se takohet skutave me kriminelë, Meta i bëri sërish thirrje për ballafaqim dhe të tregojë me datë dhe orë se kur është takuar duke shtuar se "qeveria ka zero legjitimit për aq kohë sa shkatërron procesin zgjedhor, i vë kazmën marrëveshjes së 5 qershorit, pasi do të ketë një humbje katastrofike dhe mendon se me presione  e blerje mund ta minimizojë atë"

Në fund Meta hodhi dhe batuat lidhur me mbajtjen e Asamblesë së PS, duke thënë se në fakt duhej quajtur e LSI-së pasi në të më shumë u fol për LSI-në.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:01
'Çfarë borxhi të kanë shqiptarët', Meta: Unë do i rikthejë sovranit referendumet

Presidenti Ilir Meta duke iu përgjigjur deklaratave të Ramës së çfarë borxhi u kanë shqiptarët që e kanë bërë Kryeministër,Kryeparlamentar dhe President, Meta tha se ai i ka vetëm një borxh shqiptarëve t'u rikthejë sundimit të popullit përmes referendumit.

“Të kthej sundimin e popullit përmes referendumit, këtë borxh i kam shqiptarëve. Ia kanë hequr çdo mundësi popullit këta, duan vetëm ta shtypin popullin me PPP, banda më drejtorë që dhunohen”, tha Meta.