Spiropali-Metës: Baba Xhikja do vijojë me verdhushkat deri në më 25 prill, pro kjo nuk i sjell as nderin dhe as largon marrëzinë e tij

Spiropali-Metës: Baba Xhikja do vijojë me verdhushkat deri në më 25 prill, pro kjo nuk i sjell as nderin dhe as largon marrëzinë e tij

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka vënë sërish në shënjestër të sulmeve Ilir Metën për dekoratat që ai shpërndan. Edhe dekoratat e dhëna ditën e sotme për heronjtë e rënë në luftën e Koplikut, Spiropali tha se "Baba Xhikja" do vijë me shpërndarjen e verdhushkave deri në zgjedhjet e 25 prillit me shpresën se mund të blej nderin e humbur dhe kalojë marrëzinë që e ka pushtuar.

"100 vjet më parë ata luftuan dhe dhanë jetën për lirinë në Koplik të Malësisë së Madhe, duke u pagëzuar Dëshmorë të Kombit! 100 vjet më pas Baba Xhikja shkon t'u japë dekorata nga një President i Republikës që flet për gjakun e tyre dhe rrëkëllen rakinë e marrëzisë, duke shqelmuar çdo etikë protokollare e duke përmbysur çdo sistem botëror medaljesh presidenciale! Parashikoj që deri në 25 prill Baba Xhikja do shpërndajë mijëra verdhushka për të blerë nderin e humbur në fundin e gotës së pushtetit të shkatërruar moral dhe institucional të kryetarit të shtetit", shkruan Spiropali.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 10/10/2020 19:34

    Verdhushkat i ka qejf kokelopa i Skraparit tani ka ngel te mbledh ste qe hane pulat .. edhe ai ngjyren e verdhushkave ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë