Meta në 'sitë' nga Autoriteti i Dosjeve: Mbrëmë isha në një festë, email-i anonim ‘mbarsi malin dhe polli një mi’! Përpjekje e Ramës për të hequr vëmëndjen nga vjedhja

Në një kohë ku inicialet I.M., ishin protagoniste në dakordësimin e PS-PD për hapjen e dosjeve, ish presidenti Ilir Meta, e cilësoi ligiin që u miratua në Kuvend me 94 vota pro, ‘Pazar’.

Në një konferencë me gazetarët, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se ky email anonim kishte si ‘dirigjent’ Edi Ramën, pasoja e të cilit do të vijë shumë shpejt. Edhe pse emri i tij do kalojë në ‘sitën’ e Autoritetit të Dosjeve, Meta tha se ishin përgatitur për një ngjarje shumë më të madhe, por u doli huq. ‘Mbarsi malin dhe polli një mi’- tha Meta. nIsh presidenti e ka cilësuar këtë hap për të shpëtuar nga e kaluara si një përpjekje e Ramës për të tërhequr vëmëendjen nga vjedhjet.

Sipas tij Rama po tërheq vëmëndjen nga 1 miliardë dollarë që po i planifikon për 7 kontrata të reja vitin që vjen. Teksa theksoi se Partia e tij ‘i prish’ gjumin Edi Ramës, Meta nënvizoi se nuk do të sfidojë asnjë kandidat që është kundër Ramës, referuar Berishës. Meta gjithashtu ripërsëriti se Rama dueht të japë shpjegim se pse çmimet në vendin tonë janë më të larta në rajon dhe se pse kryeministri justifikohet me luftën në Ukrainë.

‘Prioritet i Partisë së Lirisë nesër do të jetë arsimi. Nuk investim më të rëndësishëm për vendin dhe kombin tonë sesa arsimi. Janë të gjitha mundësitë të plotësohen kërkesat e pedagogëve që brenda dy viteve të kenë pagat që kanë kolegët e tyre në Kosovë. Si shpjegohet që cimet në Ukrainë janë më të lira se në Shqipëri. Si shpjegohet që çmimet në Kosovë, në Maqedoni në Malin e Zi janë më të lira se në Shqipëri. Si shpjegohet që çmimet këtu janë më të larta në rajon dhe më shumë se 90% e vendeve të BE. Sepse ky është një armik i betuar i prodhimit vendas.’- tha Meta

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike bashkuan votat mesnatën e kaluar për të votuar ndryshimet në ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, nismë e grupit parlamentar të PS, duke i hapur kështu rrugë verifikimit të të gjithë të dyshuarve si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Me 94 vota pro dhe 2 abstenim u shfuqizuan vendimet ekskluzive të komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Ajo që vihet re në dokumentet e votimit është fakti se askush nga Komisioni i Rithemelimit të Sali Berishës nuk ka marrë pjesë në votim, madje as Oerd Bylykbashi i cili ishte i pranishëm në Sallë. Kujtojmë se Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Zgjedhjet vendore, Meta: Partia e Lirisë nuk do të sfidojë asnjë kandidat të PD

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se asnjë kandidat nga partia e tij nuk do të sfidojë kandidatët e PD-së për zgjedhjet vendore.

“Për mua marrëveshja është e përfunduar. Ne do të mbështesim çdo kandidat që do të konfirmojë Partia Demokratike, e vërteta. Për mënyrën si do të përzgjidhet kandidati përgjegjësia i takon PD-së dhe Sali Berishës. Ne do synojmë maksimumin në këshillat bashkiakë. Nuk do ketë asnjë kandidat nga Partia e Lirisë që sfidon kandidatët e Partisë Demokratike”, tha Meta.

Ora 11:30
Hapja e dosjeve, Meta: Rama po shmang vëmendjen nga vjedhjet e tij! PL-ja po e tmerron, po ja prish gjumin, ai është shpikësi i email-it anonim

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se dakordësia e PD-së dhe PS-së për të hapur dosjet e sigurimit të shtetit është thjesht një shfaqje për të tërhequr vëmendjen nga vjedhjet e tij. Meta tha se Rama është shpikësi i email-it anonim ‘I.M.,’. Meta tha gjithashtu se Rama është duke u trembur nga Partia e Lirisë

‘Tani Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga këto 1 miliard dollarë të reja që planifikon për 7 kontrata të reja për vitin që vjen. Këtu ka lekë për pedagogë, student, pensione. Po ai nuk rrit dot këto se s’do shkojnë në xhepin e tij. Ai fryn kontratat, PPT me qëllim për ti mbajtur ai. Rama është shpikësi email-it anonim, e di mirë që ka bërë një autogol që do i kushtojë shumë. Por ai ka më shumë gjëra të tjera. Partia e Lirisë e tmerron ja prish gjumin. Sa i takon Autoritetit të manipulimit ju e dini që me atë jemi në një proces gjyqësor dhe do të vazhdojë. Kuvendi i Shqipërisë është tromaksur nga aktet që ka parë kryetarja e kuvendit dhe e kanë tromaksur dhe atë. Tani të gjithë e dimë që kemi të bëjmë me një akt mafioz. Dhe zgjidhja është Edi Rama, i cili është një peng, se ai nuk është zoti i kësaj afere, ai është pengu i kriminelëve.’- tha Meta.

Ora 11:26
Kuvendi i hapi rrugë verifikimit të tij si i dyshuar si spiun, Meta: Mbrëmë isha në një festë, emaili anonim ‘mbarsi malin dhe polli një mi mbrëmë’

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë duke festuar mbrëmjen e djeshme teksa në Kuvend u votua pro hapjes së dosjeve, çka çon edhe në verifikimin e tij nëse ka qenë spiun i ish-sigurimit.

“Ligji që kanë bërë këtë mbrëmë. U mbars mali dhe polli një mi. Mali u mbars më 25 korrik me një e-mail anonim dhe polli një mi mbrëmë në mes natës, më kanë thënë se unë kam qenë në një festë familjare të një miku dhe meqë nuk i dalin dy breshkat uroj që miu ta ndihmojë për ti përmirësuar frymëmarrjen për betejat që i vijnë përpara. Rezultati i Partisë së Lirisë do jetë spektakolar në radhë të parë në kryeqytet, kontributi i PL do jetë i jashtëzakonshëm për fitoren  e kandidatëve kundër të gjithë kandidateve rilindas që kanë treguar sesi e kanë shkatërruar shërbimet ndaj qytetarëve”, tha Meta.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nora e kelmenit: 21/10/2022 13:18

    vetem shqiptaret mund te gjykojne ty per pislleqet qe ke beri nder vite or hajdut i shekullit , dhe nuk ke ku te fshehesh dita jote do vije qe te dhensh llogari

    Përgjigju
  • Luan: 21/10/2022 12:33

    Nese nuk ke gje per te fshehur Ilir Meta/Metaj, nuk ke perse trembesh , por ty po te djeg ne kulm dhe ske vend ku te futesh pervec burgut.

    Përgjigju
  • Alban: 21/10/2022 12:32

    Do fitosh 7% te zgjedhjeve.

    Përgjigju
  • ymeri: 21/10/2022 12:24

    me heq vemendjen nga vjedhjet e tua ? se spo e kuptoj

    Përgjigju
  • dori: 21/10/2022 12:17

    Ore ca thot ky se se marr vesh fare ca lloj loqje eshte

    Përgjigju
  • ylli: 21/10/2022 12:12

    meta o meta cengelin ty ta ngeca.ta ngeca mu ne fyt kurse gojen nmaj t rakut tim

    Përgjigju
  • rezi: 21/10/2022 12:11

    Eshte e cuditshme sesi ky meta i cili nuk ka len gje pa vjedh ne vendin tone po flet per hajdut

    Përgjigju
  • alfred: 21/10/2022 12:10

    Po flet kryehajduti i shqiptareve.po flet ky kokemadh i flliqur qe ka vjedh gjithe florinjt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën