Report Tv ka siguruar dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve, që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i shtetit që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Në dokumentin e ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve të siguruar nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku thuhet se ish-presidenti Meta rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit dhe nëse verifikimi i Metës do të bëhej sot certifikata e pastërtisë së tij do të ishte ndryshe. Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90. Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më, kërkojnë miratimin e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

'Në vijim të kërkesave dhe propozimeve tona të mëparshme, por sidomos duke marrë nxitje nga denoncimi më i fundit i ardhur në institucion mbi pastërtinë e figurës së një prej personaliteteve më të lartë të shtetit, sic është ish-presidentit i Republikës, Ilir Metaj, i pajisur me vertifikatë të pastërsisë së figurës nga Komisioni Mezini dhe Bezhani, e konformuar nga ana jonë me vendimin e autoritetit nr. 17, datë 28.04. 2017, rezulton se në fakt figuron në dokumentet e krijuara nga strukturat e ish-sigurimit të shtetit. Nëse institucioni do të ishte në kushtet e riverifikimit të pastërtisë së figurës së shtetasit Ilir Meta, gjë të cilën nuk na e lejon neni 29, pika 4, e ligjit funskional, rezultatet e kërkimit do të ndryshonin'.- thuhet në dokumentin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Gjithashtu zbulohen të tjerë emra të përfshirë në listën e Autoritetit të Dosjeve, që figurojnë në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ndaj kërkohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor që situata të tilla të mos përsëriten më. 

‘Ju përcjellim informacionin në lidhje me rastet më flagrantë të konstatuara nga institucioni, ku disa figura të rëndësishme, si A.D, Th.S, S.H, Xh.Sh, D.Ç dhe I.M, të cilat kanë pasur certifikatë të pastërtisë së figurës, figurojnë në dokumentet e krijuara nga ish-sigurimi i shtetit, raste të cilat duhet të mbahen parasysh në vlerësimin tuaj në lidhje me miratimin nga ana e Kuvendit të propozimeve për ndryshime ligjore.’- thuhet në dokumentin e që autoriteti i Dosjeve i ka dërguar Kuvendit.

Report Tv mëson se ka qenë një person me iniciale F.T, i cili pretendon se është spiunuar nga Ilir Meta gjatë tentativës për arratisje në kohën e komunizmit. Ai i ka kërkuar sot hapjen e dosjes së tij nga Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit.

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Në shkresën dërguar parlamentit, Autoriteti i Dosjeve shpjegon se rasti i fundit por dhe të tjera të ngjashme, për figura po ashtu të rëndësishme, e shtynw atë, që për të disatën here, t’i kërkojë ligjvënësve disa ndryshime ligjore, për të hequr pengesën që kush ka çertifikatë pastërtie nga komisionet e mëparshme, të mund të verifikohet sërish, si dhe parashikimi ligjor që për të zgjedhurit të bëhet i detyrueshëm verifikimi për lidhjet me ish Sigurimin që në momentin që ata kandidojnë, dhe atyre t’u ndalohet pjesmarrja në garë nëse rezultojnë të kenë bashkëpunuar me strukturat e diktaturës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
Pas Ilir Metës, edhe 5 figura të rëndësishme rezultojnë si ish bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit: ja inicialet

1658913700_Screenshot3.jpg

Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv rezulton se përveç Ilir Metës, ka edhe 5 emra të përfshirë në listën e Autoritetit të Dosjeve, që figurojnë në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ndaj kërkohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor që situata të tilla të mos përsëriten më. 

‘Ju përcjellim informacionin në lidhje me rastet më flagrantë të konstatuara nga institucioni, ku disa figura të rëndësishme, si A.D, Th.S, S.H, Xh.Sh, D.Ç dhe I.M, të cilat kanë pasur certifikatë të pastërtisë së figurës, figurojnë në dokumentet e krijuara nga ish-sigurimi i shtetit, raste të cilat duhet të mbahen parasysh në vlerësimin tuaj në lidhje me miratimin nga ana e Kuvendit të propozimeve për ndryshime ligjore.’- thuhet në dokumentin e që autoriteti i Dosjeve i ka dërguar Kuvendit.

Pjesë nga letra që Autoriteti i Dosjeve i ka dërguar Kuvendit