Meta-Raunig të OSBE:Faleminderit
për bashkëpunimin dhe kontributin 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot në takim lamtumire Kreun e Prezencës së OSBE në Tiranë, Ambasadorin Florian Raunig ku i ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e OSBE-së në vendin tonë.

Kryetari i Kuvendit, Meta i shprehu Ambasadorit Raunig mirënjohjen e thellë të Kuvendit për bashkëpunimin dhe kontributin e shkëlqyer të OSBE-së si dhe për rolin e veçantë drejtues të Ambasadorit Raunig gjatë të gjithë viteve të shërbimit të tij diplomatik në Shqipëri.

Meta theksoi se falë drejtimit të Ambasadorit Raunig, Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka kontribuuar ndjeshëm në aktivitetin parlamentar të Shqipërisë, duke mbështetur rritjen e standardeve të transparencës dhe përcjelljen e aktivitetit parlamentar më pranë qytetarëve shqiptarë.

Ambasadori Raunig shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e ngushtë mes OSBE-së dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe shprehu bindjen se kjo traditë e shkëlqyer bashkëpunim do të vazhdojë të forcohet më tej. 

Kryetari i Kuvendit Meta i uroi Ambasadorit Raunig suksese në detyrën e tij të re dhe e siguroi atë se dyert e Shqipërisë mbeten gjithnjë të hapura për miqtë e vjetër të vendit tonë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën