Meta: Reforma në Drejtësi
i shërben klimës së biznesit

Meta: Reforma në Drejtësi<br />i shërben klimës së biznesit
Në përmbyllje të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim me Ministrin britanik të Shtetit për Çështjet e Brendshme dhe të Sigurisë, Ben Wallace.
 
Meta dhe Wallace vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në fushat e sigurisë, luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndanë bindjen e përbashkët se ky bashkëpunim duhet intensifikuar dhe forcuar më tej.
 
Kreu i Kuvendit shqiptar deklaroi se miratimi i paketës kushtetuese për reformimin rrënjësor të sistemit të drejtësisë në Shqipëri i shërben jo vetëm çështjeve me interes të përbashkët, por edhe klimës së biznesit dhe investimeve në vend.
 
Ministri britanik i Shtetit për Çështjet e Brendshme dhe Sigurisë Wallace theksoi se Britania e Madhe e vlerëson bashkëpunimin me autoritetet shqiptare dhe në këtë drejtim qeveria ka vullnet maksimal për të konsoliduar bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, trafiqeve ilegale dhe luftës ndaj krimit të organizuar. Në këtë drejtim u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë në interes të paqes dhe sigurisë rajonale.
 
Duke evidentuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërparlamentare mes dy vendeve, ministri Wallace shprehu kënaqësinë për krijimin e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik dhe shprehu besimin se vizita e Kryetarit të Kuvendit Meta në Londër do t'i japë një shtysë të fortë marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në kontekstin e referendumit britanik mbi BE.
 
Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi kontributin e çmuar të komunitetit të mirë integruar shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe nënvizoi se ky komunitet, si urë lidhëse mes dy vendeve tona, duhet mbrojtur nga çdo element negativ që dëmton imazhin e tij. Në këtë drejtim u shpreh z. Meta, Kuvendi i Shqipërisë do të mbështesë çdo iniciativë që thellon bashkëpunimin mes dy qeverive respektive.
 
meta dhe wallace
meta dhe wallace
meta dhe wallace


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron