Meta: Reforma të votohet pa
vonesa dhe me konsensus

Meta: Reforma të votohet pa<br />vonesa dhe me konsensus
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly me të cilët bisedoi mbi zhvillimet e fundit politike në vend, reformimin e sistemit të drejtësisë dhe mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.
 
Meta vlerësoi punën e raporterëve dhe bashkëpunimin e ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në mbështetje të aktivitetit parlamentar të Shqipërisë, veçanërisht në drejtim të rritjes së standardeve të transparencës dhe forcimit të institucioneve demokratike.
 
Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se në kontekstin aktual, duhet punuar më tej për implementimin pa vonesa të reformës në drejtësi dhe në këtë kuadër fokusi duhet përqendruar në krijimin e një klime sa më bashkëpunuese dhe konsensuale politike në funksion të avancimit me axhendën e reformave kyçe për integrimin evropian të Shqipërisë.
 
Meta vuri në dukje gjithashtu se vendi ka nevojë për progres në kryerjen e reformës zgjedhore në kohë dhe sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it ndërkohë që të gjitha palët duhet të reflektojnë një angazhim më të përgjegjshëm politik me qëllim garantimin e standardeve bashkëkohore, legjitimitetit dhe besueshmërisë së procesit kyç të zgjedhjeve të ardhshme.

meta bashkereporteret

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?