Meta: Reformat aktuale do të jenë të prekshme nga të gjithë qytetarët

/ATSH/.- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në takimin e përbashkët me strukturat e PS-së dhe LSI-së në Tepelenë, ku u bë dhe prezantimi i kandidatëve të koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Evropiane" për Bashkinë Tepelenës, Tërmet Peçi dhe për Bashkinë e Memaliajt, Durim Roshi.
Në fjalën e tij, kryetari i LSI-së vlerësoi dy kandidatët për eksperiencat në administrimin e dy bashkive, si dhe mundësitë më të mëdha për të zhvilluar projektet e tyre falë reformës administrative.
"Shpreh bindjen se hapësira që u jepet këtyre bashkive, do të japë një frymëmarrje tjetër.
Pjesa më e vështirë që lidhet me periudhën e parë të qeverisjes, kur gjetëm një trashëgimi të vështirë nga borxhet ka kaluar, dhe se reformat aktuale do të jenë të prekshme nga të gjithë qytetarët e Tepelenës dhe Memaliajt", tha Meta.
Ai shtoi se Aleanca për Shqipërinë Evropiane do të konfirmojë me votat që do të fitojë në të gjithë vendin se është në rrugën e duhur.
Se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur dhe unë jam i bindur që Tepelena dhe Memaliaj do ti thotë një "po" shumë të fortë këtij drejtimi sepse e ka zgjedhur vetë në 23 qershor të vitit 2013", - theksoi mes të tjerave kryetari i LSI-së.
Në këtë takim morën pjesë dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, prefektja e Gjirokastrës, kandidate në zgjedhje për Bashkinë e Gjirokastrës, Zamira Rami, deputetët Vangjel Tavo dhe Dashamir Kamberi si edhe Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, z. Flamur Bime

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)