Meta reporterëve të Komisionit të
Venecias: Mos lejoni gabimet e '08-s

Meta reporterëve të Komisionit të<br />Venecias: Mos lejoni gabimet e '08-s
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi me Raporterët e Komisionit të Venecias ka deklaruar se opinioni i këtij komisioni është shumë i rëndësishëm për të garantuar që propozimet për ndryshime kushtetuese të prodhojnë një sistem drejtësie të besueshëm dhe efikas.

Raporterët u shprehën se Komisioni i Venecias është i gatshëm të ofrojë eksperiencën e ekspertëve të tij me qëllim forcimin e besimit tek sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

Në këtë takim Meta nuk ka lënë pa kritikuar ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 të bëra me kompromisin PS-PD por që ishin të pa konsultuara me Komisionin e Venecias dhe të hartuara për qëllime politike afatshkurtëra.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit Meta shtoi se gjatë viteve të fundit është abuzuar me standartet e Kushtetutës duke krijuar një sistem i cili karakterizohet nga papërgjegjshmëria dhe mosllogaridhënia. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal