RROGOZHINE – Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, bëri thirrje që të shmangen spekulimet nacionaliste në vend. Duke vlerësuar qëndrimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Meta u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim synon integrim dhe jo konflikte.

“Duhet thënë që në konferencën e 15-të mbi Sigurinë e Ballkanit Perëndimor, ambasadori Arvizu tha sot se retorika e pavend nacionaliste, siç e cilësoi ai, është një lojë e rrezikshme e cila destabilizon rajonin”, - tha kreu i LSI-së.

DEKLARATA E AMBASADORIT
“Kohët e fundit aktorë politikë të ndryshëm në Shqipëri kanë kërkuar të përdorin mesazhe negative të fokusuar në etnicitetin për qëllime të ngushta politike. Kjo është një lojë e rrezikshme. Tensionet etnike nëse zgjohen njëherë, janë të vështira, nëse mos të pamundura për tu parashikuar ose kontrolluar. Është e domosdoshme që personat përgjegjës të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë", deklaroi ambasadori.

META: DIALOG POLITIK, NUK ESHTE VONE PER MIRATIMIN E LIGJEVE
Meta bëri dhe një herë thirrje për forcat politike shqiptarë që të gjejnë konsensusin dhe dialogun e duhur për të përmbushur detyrimet që Shqipëria ka marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Sipas tij nuk është vonë për miratimin e tre ligjeve të rëndësishme në këtë drejtim. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se Shqipëria duhet të ecë më shpejt në rrugën e progresit të integrimit europian dhe zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të saj. Duke cituar deklaratën e Komisionerit për Zgjerimin në Bashkimin Europian, i cili u shpreh se është vërtet për të ardhur keq që klasa politike shqiptare nuk vendosi axhendën e integrimit mbi interesat partiake, por ai ngulmoi se Bashkimi Europian inkurajon politikanët shqiptarë që të fokusohen mbi procesin e integrimit evropian, Meta deklaroi se kushtet e nevojshme për tu plotësuar janë ende aty dhe duhet medoemos që të gjitha palët politike në Shqipëri të fokusojnë të gjitha energjitë e tyre mbi procesin e integrimit evropian”

Në aktivitetin e zhvilluar, ku u anëtarësuan rnë Lëvizjen Socialiste për Integrim anëtarë të tjerë Ilir Meta, ishte i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)