Meta: ‘Rilindja’ e ka halë në sy Shkodrën! S’do e firmosja dekretin e 6 marsit po ta dija se Bashkia do përfundonte në duart e PS

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bindjen se në zgjedhjet e 14 majit, ashtu si Shkodra do të jenë edhe disa bashki të tjera të vendit që pretendon se do i fitojë opozita. Sipas tij, Rilindja e ka halë në sy qytetin veriperëndimor dhe synon që të marrë fitoren, por do të mbetet në duart e opozitës.

Në fjalën e tij krah kryebashkiakut aktual, Bardh Spahia, i cili do të garojë sërish si kandidat i opozitës, Meta u ndal te disa pika që kanë nevojë për përmirësim. Megjithatë sulmon qeverinë duke thënë se bashkia do të kishte falimentuar nëse do të kishte rënë në duart e opozitës.

“Shkodra që ka tërë atë vijë liqenore të mos ketë drejtori të shërbimit informativ, Shkodra nuk ka Gjykatë Apeli, nuk ka Gjykatë Administrative, nuk ka drejtori Arkivash. Kjo zhbërje është bërë për t’ia ulur vlerën e Shkodrës, për t’ia ulur vlerën elektorale, ekonomike. Shkodra e Universitetit Gurakuqi, ju e dini shumë mirë se si ka vajtur raporti i universiteteve gjatë “Rilindjes”. Kjo situatë dramatike duhet të ndalet në 14 maj. Ata ju kanë halë në sy, Shkodra ka qenë e lirë në kohë të errëta jo më tani. Do të kishte falimentuar edhe bashkia e Shkodrës, po të kishte rënë në dorë të tyre, siç ka falimentuar bashkia e Kavajës, e Vorës”, tha Meta.

Ndër të tjera, Ilir Meta kthehet pas në kohë duke thënë se nuk do e kishte firmosur dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 mars, nëse do e dinte se Shkodra do i kalonte socialistëve.

“Pse paska qeveria e Kosovës mundësi të japë 100 euro për studentët dhe nuk kemi ne? Ne kemi buxhetin dy herë më të madh se Kosova. I pyeta edhe në Malësinë e Madhe ata miqtë tanë atje, pse një mësues shqiptar në Tuz merr 9900 euro në vit, ndërsa këtu merr 4200 euro? A mundet një mësues me 4200 euro në vit të mbajë familjen e tij, të rrisë familjen e tij? Nuk është rastësi, ne s’kemi incenerator dhe paguajmë lekë. Incenerator s’ka dhe ne lekët i paguajmë. A e mendon ndonjë shkodran se kjo dorë mund të firmoste dekretin e 6 marsit po të ishte i bindur që Shkodra do të binte në dorë të sektit më të rrezikshëm”, përfundoi Meta.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/04/2023 03:52

    Joo,une nuk e mendoja kurre, qe ti mund te kushtezoje mbajtjen e zgjedhjeve me preferenca personale politike,apo do t'i vendosje keto te fundit mbi unitetin e kombit qe ti supozoheshe se perfaqesoje!

    Përgjigju
  • Linda: 05/04/2023 22:46

    Ne Shkodren e bukur dhe mes shkodraneve qe jane fole e qesh gjithe jeten skrapalliu eshte i tepert.Aty nuk vleresohen partit po respektohet e mbeshtetet njerezilleku.

    Përgjigju
  • lori: 05/04/2023 18:36

    Kryemafioz,i korruptuar familjarisht,miliarder,gjith jetes ne pushtet dhe u qan hallin mesuesve dhe Shkodres...dhe prap ka injorant qe i besojne ktij plere dhe Berishes

    Përgjigju
    • tani: 05/04/2023 19:07

      mos fut percarje ne poull hajdut jasht politike jemi vdhezer

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani