Gjykata Kushtetuese/ Meta shpall listën me 6 kandidatë për zëvendësimin e Besnik Imerajt

Gjykata Kushtetuese/ Meta shpall listën me 6 kandidatë për zëvendësimin e Besnik Imerajt

TIRANE-Presidenti Ilir Meta ka botuar listën me emrat e 6 kandidatëve për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, Besnik Imeraj. Kandidatët janë; Dedë Kasneci, Envi Hicka, Prelë Martini, Shaqir Hasanaj, Vasil Bendo dhe Vjosa Bodo Mujo.

Herën e parë procesi dështoi, pasi ishin dy kandidatë (nga tre që duhet sipas ligjit) duke bërë që të rishpallet vendi vakant dhe tashmë janë 6 emra që kanë kandiduar për emrin e dytë në Gjykatën Kushtetuese. Tani i takon KED-së që të vendosë. Pak ditë më parë Meta dekretoi emrin e parë, Besnik Muçi si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. 

Njoftimi i plote i Presidences
Shpallje e listës së aplikantëve për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” në Gjykatën Kushtetuese
SHPALLJE

Institucioni i Presidentit të Republikës, bën me dije se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, pasi u njoh me njoftimin nr.530 prot, datë 26.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Vendimin e KED-së nr. 137, datë 21.09.2019, konstatoi se:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në përfundim të procedurave të verifikimit të kandidaturave të paraqitura për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “Vakancë e parakohshme”, e krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit zotit Besnik Imeraj e shpallur për aplikim nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr.10723, datë 07.02.2018, ka evidentuar se nga 15 (pesëmbëdhjetë) kandidatë që kishin shprehur interesin për konkurim, ngelën në garë vetëm 2 (dy) kandidatë të lejuar për kandidim.

Ndodhur në këto kushte, pasi vlerësoi informacionin dhe njoftimin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11291, datë 27.09.2019, miratoi menjëherë:

– Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme”, të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Imeraj.

Pas përfundimit të afatit të rishpalljes për aplikim për këtë vend vakant (18.10.2019), rezulton se për këtë vakancë kanë aplikuar dhe kanë shprehur ineteresin shtetasit e mëposhtëm:

1. Zoti Dedë Kasneci
2. Zoti Envi Hicka
3. Zoti Prelë Martini
4. Zoti Shaqir Hasanaj
5. Zoti Vasil Bendo
6. Zonja Vjosa Bodo Mujo

Lista e aplikantëve të mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre do t’i përcillet menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me qëllim që ky organ të revokojë/shfuqizojë Vendimin nr.137, datë 21.09.2019 të pezullimit të procedurës së verifikimit, si dhe vijimin e procesit për verifikimin dhe vlerësimin e të gjitha kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant, sipas ligjit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • buri kurvës: 22/10/2019 18:09

    Shikoni njeriun më të pështir ilir hajdut wc meta. Ky fundërrin nuk vlen as për pastrus wc e jo me President. Politik muti madh në Shqipri.

    Përgjigju
  • Muti: 22/10/2019 14:07

    Sa i paburr o zot sa i peshtire mashkull cfar kurve cfar skuthi peder ik te q.r ik te q faren e felliqur

    Përgjigju
  • Xhikja: 22/10/2019 11:27

    Ligesia e ketij monstre duket qe ne fytyren dhe gjestet e tij primitive,mbeti maleve ne foto me qen e mace me Qimin e Kallakun,njeri i lig gjer ne neveri,nje palo president qe nuk e meriton ky popull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat