Meta-Schroeder: Dekriminalizim
total jetës politike dhe parlamentare 

Meta-Schroeder: Dekriminalizim<br />total jetës politike dhe parlamentare 
Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta zhvilloi një mëngjes pune me ish-Kancelarin e Gjermanisë Gerhard Schroeder, takim në të cilin është shprehur se pas Reformës në Drejtësi duhet dekriminalizuar e gjithë jeta politike e parlamentare shqiptare.

Legjitimiteti i reformës në drejtësi që buroi nga arritja e konsensusit gjatë muajit korrik duhet pasuar nga një proces thelbësor i dekriminalizimit total të mbarë jetës politike e parlamentare shqiptare me qëllim që në parlamentin e ardhshëm të sigurohet integriteti dhe përfaqësimi i duhur e dinjitoz i popullit shqiptar” tha Meta.

Në këtë drejtim u nda bindja e përbashkët se duhet punuar më shumë për të evituar çdo retorikë konfliktuale dhe për të rritur besimin mes palëve, veçanërisht në trajtimin e çështjeve madhore të integrimit evropian.

Duke iu referuar reformës konsensuale të sistemit të drejtësisë,  Schroeder nënvizoi se ka arsye të mjaftueshme për të qenë pozitivë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe tërë rajonit të Ballkanit.

Kancelari Schroeder u shpreh se Gjermania do t’i qëndrojë fjalës së saj për të mbështetur avancimin e Shqipërisë drejt procesit të negociatave për anëtarësim në BE dhe vuri në dukje se “ka ardhur koha që Shqipëria jo vetëm të marrë vendimet e duhura, por edhe t’i zbatojë ato”.

Schroeder dhe Meta biseduan dhe mbi situatën ekonomike në rajon, ku u vlerësua Procesi i Berlinit dhe rëndësia e avancimit të projekteve të ndërlidhjes rajonale, të cilat do të sjellin më shumë investime dhe do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të stabilitetit rajonal.

Në mëngjesin e punës me ish-Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Gerhard Schroeder, shoqërohej prej Raporterit për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein dhe Ambasadores së Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz.

Meta i uroi mirëseardhjen ish-Kancelarit gjerman, Schroeder në Tiranë dhe shprehu mirënjohjen e thellë për vëmendjen dhe mbështetjen e pandalur të Gjermanisë ndaj zhvillimit ekonomik dhe avancimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

meta schroder

meta schroder

meta schroder

meta schroder

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas