Meta s'heq dorë nga ‘prerja e dorës’ dhe kërcënon sërish: S'është shprehje metaforike, as shaka! Kush prish festën më 25 prill, do bëhet kurban

Meta s'heq dorë nga ‘prerja e dorës’ dhe kërcënon sërish: S'është shprehje metaforike, as shaka! Kush prish festën më 25 prill, do bëhet kurban

presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar sërish nga Fieri për të mos prekur votën e shqiptarëve, duke theksuar se nuk është metaforike shprehja e tij se do t’i presë dorën kujtdo që tenton.

Teksa iu bëri apel të rinjve të votojnë për kandidatët që do mbrojnë interesin e tyre dhe të familjes, Meta tha se paralajmërimi i tij për prerjen e dorës të kujto që prek votën duhet marrë seriozisht pasi nuk është shaka.

“Jam i bindur se më 25 prill e gjithë Shqipëria do t’i thotë PO së ardhmes europiane të vendit. Kush do gabojë dhe do t’i dalë para këtij vullneti atëherë duhet ta mendojë mirë për pasojat që do të ketë. Erdhi koha që shqiptarët të ndahet nga ky regjim “fake”. Vota e lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky “intubim” i lirive dhe do t’i japë frymëmarrjen e munguar.

Shqipëria duhet të dale nga thonjte e oligarkëve. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe të së ardhmes së vendit
Mos e mendoni dhe aq metaforike paralajmërimin tim për prerjen e dorës të kujto që prek votën e shqiptarëve. Ky paralajmërim duhet marrë seriozisht dhe nuk është shaka. Kush do tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës”, deklaroi Meta.

Kujtojmë se kërcënimi me prerjen e dorës është bërë edhe më parë nga Meta në një tjetër televizion. Ndërkaq Presidenti tha se bën fushatë për të mbrojtur kushtetutën.

“Po, unë po bëj fushatë për demokracinë, po bëj fushatë për të mbrojtur Kushtetutën, për të ndërgjegjësuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje për të hapur një rrugë të re për të ardhmen europiane të Shqipërisë", tha Meta në Apollon Tv.

Kujtojmë se  Meta ka deklaruar më parë se nuk pret zgjedhje të lira nga kjo drejtësi pasi SPAK sipas tij nuk ka hetuar krimin zgjedhor, ndërkaq njoftoi se do të shkojë në të gjithë Shqipërinë dhe nuk do të qëndrojë indiferent deri në 25 prill.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 11/03/2021 07:32

    Po. Ai qe shkelet ligjin me 25 prill do pergjigjet para ligjit. Por gjuha me te cilen flet ti eshte gjuhe fondamentalisti islamik.

    Përgjigju
  • O tej: 11/03/2021 00:10

    O Ilir Metmuti hajduti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ishte duke kaluar rrugën, shqiptarja përplaset nga një makinë. Humb jetën

Itali/ Ishte duke kaluar rrugën, shqiptarja përplaset nga një makinë. Humb jetën