Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale shfaqet mëngjesin e sotëm duke kryer stërvitje.
Meta, nga videoja, duket që po ngjit një kodër me vrap, ndërsa në postim shkruan se që të ngjitesh male duhet fillimisht të stërvitesh në kodra.
Kohët e fundit, postimet e Metës kanë të bëjnë me stërvitjet e tij, ku herë shihet në palestër dhe herë në natyrë duke bërë vrap.
Të dashur miq,
Pa u stërvitur në kodra, nuk ngjitesh dot në male.
Me Besin ju ftoj të gjithëve të na bashkoheni për t'u ngjitur në majën më të bukur në botë sipas tij!, shkruan Meta në postim.