TIRANË- Nje dite pas nisjes se vitit te ri shkollor, shoqeruar me urime te pafundme, kreu i shtetit, Ilir Meta, ben nje thirrje te forte per reflektim, duke u ndalur ne te dhenat per ate qe ai e cileson “tkurrje dramatike të popullsisë”. Duke postuar ne faqen e tij ne Facebook, nje lajm te Zerit te Amerikes, me titullin “Në Shqipëri vazhdon largimi i popullsisë”, Meta thekson se “nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit”.
Ai i drejtohet me nje ftese ndjekesve te tij, teksa shkruan: “Ju ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç’po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë”. Për hir të së vërtetës fëmijët e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit studiojnë jashtë vendit, në Londër, në shkollat më të shtrenjta, ku një vit mësimor kushton 160 mijë euro për të dy.
Statusi i plotë i Metës:
Të dashur miq, Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë.
Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit. Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve. Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi. Ju ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç’po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë.
Zgjidhja nuk është largimi por NDRYSHIMI!
Postimi i presidentit Ilir Meta
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor, 15:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor, 13:36
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor, 11:16
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
Mars 2008/ Akuza e rëndë në sallën e kuvendit, Ilir Meta: Ju nuk e dini, por Sali Berisha ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë
7 Dhjetor, 11:33
kta jane tu ba gati pjellen e tyne per me ju zane vendin,fundja molla nen molle bjen
PërgjigjuNqs populli i lexon keto njoftime,nqs organet e luftes kunder krimit e dijne kete dhe te tjera raste;nuk duhet te heshtet por te penalizohet?! Kush eshte pak patriot,kur dhe kur sheh rruges ecin ose levizin me makina kjo kategori hajdutesh,duhet te hedhe nje gur dhe t’i mallkoje ata dhe femijet e tyre!!Mire u pafshim!
PërgjigjuPresident sh***dhate e ben si prüfte beni si them une mos beni si them une
PërgjigjuKina ate qe te ka bere koken e pak e ke o Hale ptesident
PërgjigjuPo femijet tu ne cilet banka ulen o kalbsire??
Përgjigju