Meta shigjeton Ministrin e ri të Mbrojtjes: Është shtetas grek! Çojnë ushtarë me lopata për të shuar zjarret, tenderat i vjedhin

Pas Partisë Demokratike edhe kreu i PL Ilir Meta ka shigjetuar Ministrin e ri të Mbrojtjes Pirro Vengu.

Në një konferencë për media, ditën e sotme Meta u shpreh se ministri i ri i mbrojtjes është shtetas grek dhe nuk mund të mbrojë interesat e Shqipërisë.

“Është shtetas grek ministri ynë i mbrojtjes, nuk mund të jetë edhe shtetas shqiptar edhe grek në të njëjtën kohë që ka detyrë të mbrojë interesat e shtetit të tij. Është një figurë  e dyshimtë sepse vjen nga Porti i Durrësit i alabarit, ka bërë shkelje të rënda, për të cilat një ditë do përgjigjet”, tha ai.

Teksa foli për situatën nga zjarret në vend, Meta tha se zjarret janë duke u shuar nga ushtarë me lopata, ndërsa tenderat i vjedhin.

“Qeveri kriminale që prej 11 vitesh është në pushtet, dhe në këtë periudhë që dihet që është një periudhë ku priten vatra zjarri, nuk kemi një strukturë të shpejtë reaguese për të izoluar zjarret. Prej dy ditësh digjet Shëngjini. Djegie kudo. Këto jo vetëm që reagojnë me vonesë, por edhe kur reagojnë çojnë disa ushtarë me lopatë atje, ndërsa paratë e tenderave vidhen e Shqipëria nuk ka një helikopter për të reaguar. Kjo qeveri ka prioritet vjedhjen. Këtë javë ka prioritet vjedhjen e Bashkisë Himarë”, u shpreh ai.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet