Protesta para Shtëpisë së Bardhë/ Meta: Shqipëria nuk do të kthehet në parti shtet

Protesta para Shtëpisë së Bardhë/ Meta: Shqipëria nuk do të kthehet në parti shtet

Gjashtë ditë pas sulmit të Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta kundër George Soros për të cilin tha se ka përgjegjësi për krizën në vendin tonë, një grup shqiptarësh nga diaspora protestuan para Shtëpisë së Bardhë kundër miliarderit dhe kryeministrit Rama. Ata iu drejtuan Presidentit amerikan Donald Trump që të tregojë vëmendje për atë që po ndodh në Shqipëri. Për tubimin që u zhvillua në Uashington ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, që thotë se përkrahja e tyre i shumëfishoi forcat. Për kreun e shtetit, Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në një parti shtet. Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se Shqipëria nuk do të kthehet kurrë në një parti shtet.

"Mirënjohje të gjithë shqiptarëve të mbledhur dje në Uashington DC para Shtëpisë së Bardhë, të cilët lanë punët e tyre dhe i bashkoi shqetësimi për të ardhmen e Shqipërisë, duke konfirmuar aleancën e pathyeshme të kombit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përkrahja e tyre më shumëfishoi forcat, ndaj si President i Republikës kam besim tek komuniteti i ndershëm shqiptaro-amerikan, për të mbrojtur dhe forcuar së bashku këtë aleancë strategjike!

Shqiptarët qëndrojnë të fortë dhe të vendosur, jo për të marrë një vizë amerikane, por për të mbrojtur idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e SHBA, por edhe të qytetërimit botëror ku ne bëjmë pjesë. Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në “one-party state”! Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe në zemër të kësaj Aleance është DEMOKRACIA! Zoti e bekoftë Shqipërinë! God bless America! God bless Albanian-American friendship" përfundon mesazhi i presidentit të vendit mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale.

Shqipëria ndodhet në krizë institucionale, që pas momentit kur opozita doli në rrugë në protesta duke djegur mandatet dhe bojkotuar Kuvendin bashkë me zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, të cilat Presidenti Meta, por edhe PD-LSI nuk i njohin.

Shqiptarët para Shtëpisë së Bardhë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceno: 08/07/2019 09:31

    Dorézo 370 MIJÉ TONELATAT e FLORIRIT qé VODHE dhe GRABITE né KRRABÉ dhe lèri 'llogjet e Kavajés' , me gjoja "ARMIQÉ" , tè jashtém dhe me "Pèrralla me Gogolé" , se gjoja jemi té "RREZIKUAR" , dhe ti HAJDUT President i Vobekt , do na SHPÉTOSH !!!!! Dorézo GJÉNÉ E VJEDHUR , ashtu siç e ka théné edhe i madhi dhe i RESPEKTUARI AVOKAT NGJELA ,sepse NUK ke Shpétim!

    Përgjigju
  • Gallata: 08/07/2019 09:28

    Po ca thu me plak, sa te jesh ti nuk kthehet komunizmi me, vetem ndonje lek a del

    Përgjigju
  • fabio: 08/07/2019 09:21

    e mo shoku sa i madh je hallall per organizimin.Kishte dhe shume fytyra te njohura ne ate tubim. bumerang do te bjere dhe kjo. Po ata nuk e dine akoma se nqs nuk zbatohet ajo cka thote USA pakete do ti sjellin ne Shqiperi edhe me pasaporte Amerikane qofshin. Cju duhet politika antiamerikane atyre ne USA ore, dhe ata me qafe do ti maresh. Pasi po destabilizon Shqiperine presidenti yt kerkon demek destabilizimin e USA si dhe nderhyrje ne politiken e brendeshme te USA. Se paske te gjate or mik.

    Përgjigju
  • Shqipria: 08/07/2019 09:17

    Ka ardhur koha qe gjith te deklaroni pasurit dhe na tregoni ku i keni mar ato para,pse vetem ju ju paska dasht zoti fort,vetem ju paskeni gjoja punuar ne ket vend,ju uroj me gjith shpirt ,mos i gzofshi o zot as ju dhe as fenit e juaj,po e beni ket vend cop cop ,populli nuk duhet te ngrihet te shkoj pas partive,por te ngrihet pas interesit te vet

    Përgjigju
  • Strasbourg: 08/07/2019 09:17

    Ok ore hajdut, ore ndyrësirë, s'ke fytyrë të flasësh për USA dhe shqiptarët jashtë, të gjithë të njohin, o Like floriri...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja