Zgjedhorja, Meta: Lë për të dëshiruar në përmbajtje, por palët t’i qëndrojnë marrëveshjes

TIRANE-Presidenti Ilir Meta i tërhoqi vëmendjen qeverisë për rritjen e borxhit publik, ndërsa i cilësoi si teatër debatet në komisione për rrëzimin e tre dekreteve të tij.  "Tërheq vëmendjen për nivelin e lartë të borxhit, dhe rrezikun për rritjen akoma më tej. Duhet një analizë e nevojave më prioritare dhe për mbajtjen nën kontroll të borxhit publik. Për tre dekretet u që u rrëzuan u zhvillua një teatër në komisione. Unë do të vijoj punën për kthimin e ligjeve anti-kushtetuese" tha ai.

Gjithashtu kreu i shtetit njoftoi se lëshoi autorizimin për plotfuqinë për negocimin e draft marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH. "Sot kam lëshuar autorizimin për plotfuqinë për negocimin e draft marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH për programet e zhvillimit të turizmit dhe infrastrukturën. Ky autorizim për ministrinë e Financave dhe institucionet e tjera duhet të kenë shumë kujdes dhe të përmbushin detyrat e tyre për të mbrojtur interesin publik".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
‘Reforma u bë për të futur opozitën në zgjedhje’! Meta sulmon Ramën: Kur dëgjoj deklarata të tilla më krijohet nostalgji për Ramiz Alinë

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj me ironi sot kryeministrit Edi Rama, i cili tha dje, referuar marrëveshjes për reformën zgjedhore, se nuk është një reformë e mirëfilltë, por një përpjekje për të përshirë opozitën në proces. "Kur dëgjoj deklarata të tilla nuk më mbetet gjë tjetër veç se të kem pak nostalgji për ish-presidentin komunist, Ramiz Alia i cili shtyu zgjedhjet në 1991 për ti dhënë mundësi opozitës të merrte pjesë" tha Meta.

Ora 13:32
Meta: Të hënën takoj kryenegociatorin me BE-në, duhet të plotësohen 15 kushtet (VIDEO)

Të hënën Ilir Meta do të takojë kryenegociatorin për BE-në, Zef Mazi. "Ditën e hënë do të kem një takim me zotin Mazi, ish-ambasadorin e OSBE, i emëruar nga qeveria si kryenegociator, kemi një bashkëpunim për 3 dekada, do të diskutojmë për këto sfida dhe përmbushja e 15 kushteve i jep kuptim dëshirës së tij për të shkrirë të gjitha aftësitë e tij në shërbim të këtij procesi.  

U bë katër vite që përsëritet cështja e zgjedhjeve të lira, duke nisur nga hetimi i dosjeve në Shijak dhe Dibër dhe elementë të tjerë dhe miratimin e reformës zgjedhore. Kushtet kanë qenë aty, janë këtu, duhet urgjentisht të përmbushen që vendi të ketë një mundësi reale në një të ardhme të hedhë hapa përpara. Shpresoj që të ketë reflektim dhe të ecet sa më shpejt në këtë drejtim" tha Meta.

 

Ora 13:18
Reforma Zgjedhore, Meta: Lë për të dëshiruar, por palët t'i qëndrojnë, po u mbyll dera e BE-së dihet përgjegjësi (VIDEO)

Ilir Meta kërkoi nga palët që ti qëndrojnë marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Ai tha se nëse mbyllet dera e BE-së dihet kush është përgjegjësi, duke nënkuptuar shumicën socialiste. "Nuk dëshiroj që të paragjykoj, por uroj që palët t'i qëndrojnë marrëveshjes, e cila padyshim që mund të lërë mjaft për të dëshiruar në përmbajtjen e saj, por e dimë që jemi në një situatë kritike, mosbesimi të thellë, të legjitimitetit, në radhë të parë të vetë Kuvendit.

Por është koha për të kuptuar këto shqetësime të partnerëve që kanë bërë përpjekjet më të mëdha për ta lënë derën hapur për Shqipërinë, nëse dera mbyllet shqiptarët do ta kenë të qartë kush e ka përgjegjësinë për këtë cështje. Shpresoj që të ketë reflektim të shpejtës dhe të ecim drejt zgjedhjet e ardhshme, do të jenë në monitorim të rreptë ndërkombëtar, verifikimi në praktikë sa të ndershme janë" tha ai.

Ora 13:18
Venecia diskuton sot draftin për Kushtetuesen, Meta: Shpresoj që të ruajë integritetin (VIDEO)

Komisioni i Venecias po diskuton sot opinionin për Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri, teksa drafti u zbulua pak ditë më parë. Por cfarë pret Presidenti Ilir Meta? "Asnjëherë nuk kam pritur verdiktin e Venecias për aktet që kam kryer si President, sepse kam respektuar kushtetutën dhe kushtetuta është bërë sipas rekomandimeve të Venecias. Nuk pres të dëgjoj konkluzionet e Venecias për të qenë i ndërgjegjshëm për aktet e mira, shpresoj që Venecia të ruajë integritetin e saj" tha Meta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/06/2020 03:40

    Eshte e pabesueshme qe nje njeri I shkelqyer si z.Zef Mazi te jete I detyruar te degjoje nje njeri si I.Meta!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari

Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari