TIRANE - Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka përforcuar apelin e komisionerit Evropian të Zgjerimit, Stefan Fyle, për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, sipas standardeve evropiane të bërë publik gjatë vizitës që eurokomioneri pati dje në Tiranë. Ndërkaq Meta theksoi se pavarësisht koaliconeve të mundshme politike, LSI ka programin, flamurin e simbolet e saj.
“Mesazhi kryesor i Fyles, ishte standarde evropiane në zgjedhjet e ardhme, si një moment kyç për pavarësinë e institucioneve”, thotë Meta, ndërsa po në këtë këndvështrim ftoi forcat politike për bashkëpunim.
“Ftoj forcat politike për të respektuar Kodin për të rritur bashkëpunimin...Çdo përpjekje për të vrarë besimin te zgjedhjet e lira, nuk i shërben procesit në të cilin tashmë kemi hyrë, dëmton edhe standardin e këtyre zgjedhjeve, si një hap më shumë drejt BE-së”, deklaroi kreu i LSI-së gjatë një konference për mediat nga selia e LSI-së.
KOALICIONET, META: LSI KA PROGRAMIN E FLAMURIN E SAJ
I pyetur nga gazetarët për koalicionin e mundshëm politik në zgjedhjet e 23 Qershorit, Meta u shpreh se është ende herët për ta përcaktuar pasi do të ndiqet procedura ligjore.
“Konventa Kombëtare e LSI do të vendosë për koalicionet, nuk do të diskutohet në mënyrë të papritur, por duhet të presim fillimin e prillit për diskutime, dhe mesin e muajit prill për të marrë vendimin deri me 23 prill”, the kreu i LSI.
Ndërkaq, aleati i qeverisë, theksoi se pavarësisht se me kë do të bëjë koalicion, LSI do të ketë subjektin e saj.
“Nuk është më e rëndësishme se cilat do të jenë taktikat tona elektorale, LSI do të ketë programin e saj dhe do të dalë me flamurin me simbolet e saj...votohet për subjektin politik, nuk është se votohet për koalicionin”, deklaroi Ilir Meta.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com