Presidenti Ilir Meta kohët e fundit është shfaqur i tërhequr nga deklaratat e shumta që jepte për mediat, ku shumica e tyre ishin sulme ndaj qeverisë. Pas shkarkimit të tij nga Kuvendi i Shqipërisë, ku fjalën e fundit pritet ta ketë Gjykata Kushtetuese, Meta ka qenë i vetëpërmbajtur në deklarata. Sot ka nxjerrë në pah edhe ‘zbutjen’ e tij karshi qeverisë, ku me një deklaratë ku dënonte masakrat në Srebrenicë dhe përshëndeste miratimin e Kuvendit të Kosovës për rezolutën që dënon këtë gjenocid, ashtu si kryeministri Rama ka dhënë edhe mesazhin se bashkëpunimi rajonal do të sjellë paqe dhe integrimin në BE.
Kryeministri Edi Rama, në Forumin e Prespës, tha se vetëm me forcimin e bashkëpunimit rajonal mund të integrohemi në BE, dhe këtë qëndrim ka mbajtur dhe Meta, i cili ka theksuar se vetëm duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe bashkëjetesën fetare dhe etnike mund të ketë paqe dhe zhvillim në Ballkan dhe se vetëm kështu mund të integrohemi në BE.
“E përshëndes miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të Rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, masakrës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, që ndodhi 26 vite më parë, në zemër të Europës dhe që kurrsesi nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte.
Duke e përkrahur këtë Rezolutë, i bashkohem pikëllimit të thellë për viktimat e pafajshme dhe nderimit të kujtimit të tyre, dënimit të çdo përpjekje për mohimin e këtij gjenocidi dhe e përqafoj thirrjen për të bërë çdo përpjekje, që përgjegjësit e kësaj masakre të marrin dënimin e merituar nga drejtësia.
Vetëm duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe bashkëjetesën etnike e fetare do të konsolidojmë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe do të ecim përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian”, shkruan Meta në postimin e tij në facebook
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë (FOTO+VIDEO)
21 Janar, 19:21
-
Rama në Davos takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do rihapet shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme
21 Janar, 14:30
-
Vrasjet më 21 janar, Berisha i kthehet akuzave të vjetra: Ina Rama 'puçiste', Edi Rama kërkoi pushtetin me dhunë
21 Janar, 12:59
-
'Vrasjet e '21 Janarit' të qarta si drita e diellit' Rama: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën! SPAK i zënë me çdo gjë tjetër përveçse me këtë çështje
21 Janar, 12:51